29,04,2024

Topalli: Ne kemi koalicionin me qytetarë, si koalicionin më të qëndrueshëm për ndryshim

Must Read

Pas bërjes publike të koalicionit parazgjedhor në mes të PDK-së, AAK-së dhe NISMA ka reagua deputeti Faton Topalli nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai përmes një shkrimi ka thënë se ky subjekt politik ka koalicion me qytetarët.

“Mbrëmë u bënë të ditura koalicionit parazgjedhore. Shumica e Partive politike treguan që janë për pushtet, por jo për ndryshim. Ato i harruan të gjitha kritikat që i kishin bërë tre vitet e fundit dhe i zgjatën dorën kundërshtarëve të tyre, nëse kanë qenë ndonjëherë kundërshtar. Ne e bëjmë koalicionin me qytetarin. Dhe ky koalicion është i qëndrueshëm, mbështetet në interesat e drejtpërdrejta të qytetarit. Dhe nëse qytetari është i gatshëm për ndryshim, për çka unë besoj dhe për çka ka një milionë arsye, asnjë koalicion partiak nuk mund ta përmbys koalicionin tonë me qytetar. (kjo fotografi u bë 3 vite më parë, gjatë zgjedhjeve nacionale)” ka shkruar Topalli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img