Lajme

“Tkurrja” e Qeverisë dhe largimi i militanteve në borde do të ndodhë para tetorit!


Publikuar më:


Reduktimi i disa ministrive dhe largimi i militantëve partiakë nga bordet e ndërmarrjeve publike do të ndodhë para muajit tetor të këtij viti, kur Kosovën pritet ta vizitojë numri dy i SHBA-së, Joe Biden.

Zyrtarët e ambasadave me më ndikim në vend thonë se reduktimi i ministrive është çështje e brendshme e Qeverisë, ndërsa theksojnë nevojën që në borde të dërgohen profesionistët, shkruan “Zëri”.

“Tkurrja” e Qeverisë së Kosovës dhe largimi i militantëve partiakë nga bordet e kompanive publike duhet të ndodhë më së largu deri në tetor të këtij viti, kur Kosovën pritet ta vizitojë zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

Kështu bëjnë të ditur burime të mirë informuara të gazetës “Zëri”, duke shtuar se paralajmërimi i zyrtarëve qeveritarë për zvogëlim të ministrive ka qenë në fakt kërkesë e bashkësisë së ndërkombëtarëve, pasi vlerësohet se punët e disa ministrive mund të kryhen në kuadër të ministrive tjera.

Këto burime po ashtu kanë sqaruar se në vend të militantëve partiakë nëpër borde duhet të dërgohen profesionistët, pasi që për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit shumë ndërmarrje, që dikur ishin profitabile, po shkojnë drejt “humnerës”. /Zëri/

Comments
To Top