26,04,2024

Thellohet bashkëpunimi mes UShAF dhe Prishtina REA

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka vite që bashkëpunon me Prishtina REA, ndërsa nga tani zyrtarisht u kurorëzua ky bashkëpunim me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve.
Ky bashkëpunim reflekton interesin reciprok të të dyja palëve, zhvillimin e arsimit, bashkëpunimet në aftësimin professional joformal, aftësimin në punë dhe punën praktike, bashkëpunimet në projektet sektoriale të partneriteteve, etj.

Me këtë rast, Prishtina REA çertifikoj të rinjt përfitues në projektin “Facilitimi i Punësimit të të Rinjve nëpërmjet Ofrimit të Trajnimit në Punë dhe Punës Praktike”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Feim Hoxha-Drejtor i Departamentit për Rini, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Burim Mexhuhani nga i njëjti departament, si dhe biznese mbështetëse të pjesës së organizimit të praktikës dymujore në punë, si partnerë të Prishtina REA.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, mes tjerash tha se është kënaqësi të bashkëpunosh me një organizatë serioze siç është Prishtina REA dhe uroj të rinjt të cilët morën edhe çertifikatat si përfitues të këtyre trajnimeve, si dhe atyre të praktikës në punë, mbajtur nëpër kompani private. Poashtu, ai premtoj një bashkëpunim më të thellë me këtë organizatë, si dhe shprehu gatishmërinë për të aplikuar në projekte të reja.

Ndërsa, Ahmet Jetullahu, Drejtor i Prishtina REA, falënderoj rektorin Bajraktari dhe bizneset për mbështetjen në realizimin e trajnimeve, si dhe premtoj se dera e kësaj organizate dhe UShAF, do të jetë gjithmonë e hapur për të rinjt punëkërkues, për të shprehur idetë dhe për të marr iniciativa të reja. Poashtu, ai theksoi se po bëhen përpjekje që të rinjt të shohin UShAF si një mbështetje të madhe që i lidhë me bizneset.

Feim Hoxha nga Departamenti për Rini, Kulturë dhe Sport, mes tjerash theksoi faktin se ndërlidhja mes UShAF dhe Prishtina REA është e qëlluar dhe deri më tani sipas tij po tregon rezultate. Poashtu, ai tha se ky projekt ishte shumë i suksesshëm.
Nga trajnimet e mbajtura nga Prishtina REA, nga 60 pjesëmarrës të trajnimeve profesionale, 20 ishin përfitues të praktikës dymujore në punë, ndërsa, 13 nga ta vazhdojnë tutje angazhimet e tyre te kompanitë partnere, si rezultat shumë i çmuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img