25,04,2024

Thaçi takon Nishanin, merr mbështetje në angazhimet si president

Must Read

thaci-nishani-780x439

Presidenti i Republikës së Kosovës, ka takuar sot homologun e tij nga Shqipëria, Bujar Nishani.

Siç njofton Presidenca, i pari i Shqipërisë ka uruar Thaçin për detyrën e re duke i ofruar mbështetjen e plotë në jetësimin e prioriteteve të tij si president.
“Pas takimit bilateral me presidenten kroate, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. I pari i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, e uroi presidentin Thaçi për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në jetësimin e prioriteteve si President i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Thaçi nga ana e tij ka falënderuar për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit presidentin Nishani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img