20,04,2024

Thaçi flet si kryeministër dhe kryetar partie: Njerëz me aktakuza nuk do të ketë as në institucione, as në lista zgjedhore

Must Read

Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci  in Montenegro

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në tetë vjetorin e shënimit të Kushtetutës ka folur edhe presidenti i sapozgjedhur Hashim Thaçi.
Thaçi në ditën e Kushtetutës tha se kjo se “Kosova ka Kushtetutën më moderne në Europë.

“Po festojmë bashkërisht Kushtetutën, është Kushtetua më moderne në Evropë nëse edhe jo në botë, ka mekanizmat më të mirë të mbrojtjes së njeriut”.

Thaçi tha se njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione.

“Njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione të vendit, vlerësoj se edhe në listat e ardhshme zgjedhore nuk duhet të ketë vend për të njëjtit”.

“Duhet ta rikthejmë besimin qytetar tek insiticuionet, me punën tonë duhet të rrisim besimin tek shteti ynë”.
Thaçi më tutje tha se Kosova duhet ta ruaj aleancën e saj me vendet mikë dhe të kujdesët për integrimet europiane.

Presidenti foli edhe për luftimin e terrorizmit.

“Sot për sot Kosovës është duke luftuar edhe terrorizimin, sikurse shumë vende në botë, pasi tashti kjo është problematikë e të gjithëve”.

Ndërsa ka thënë se duhet të vazhdoj dialogu ndëretnik dhe ndërshtetëror me Serbinë.

Thaçi në këtë ceremoni ka folur edhe për disa ndryshime në Kodin Penal të Kosovës.

“Në Kodin Penal do të iniciohen disa ndryshime që të përforcohen disa vrima dhe dobësi”.

“Duhet të përforcohet poashtu komunikimi i prokurorisë, gjykatave dhe qendrës korrektuese”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img