26,04,2024

Tërheqja e 30% të trustit, Kurti: Edhe FMN-ja tha që kjo s’është zgjidhje

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që propozimi i për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga trusti, nuk është zgjidhje.

“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët kur ishim në opozitë në vitin 2020 edhe në 2021 kur ishim qeveri – edhe tani, se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e eliminueshme menjëherë”.

Tutje Kurti tha që nuk konsiderojnë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund të zgjidhej problemi.

“E kemi parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë – nuk është zgjidhje”, tha Kurti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img