19,04,2024

Takimi Edi Rama – Ismail Mulleti. Detajet e vizitës në zyrën e Kryeministrit, të shqiptarit më të përfolur të ‘Panama Pappers’

Must Read

rama-ok-905x395

Me daljen në dritë të skandalit të njohur në mbarë botën si “Panama Pappers”, ku shtetarë të ndryshëm janë përfshirë në transaksione të jashtëligjshme parash të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme në paraja fiskale, ujërat janë turbulluar edhe njëherë në Shqipëri. Dhe nuk ka vonuar shumë që në krye të ciklonit të skandalit të përfundojë “i dyshuari i përhershëm”. Është pikërisht kryeministri Edi Rama i cili në prag të këtij skandali sipas burimeve të Syri.net, ka pritur në zyrën e tij muaj më parë të vetmin shqiptar të përmendur deri tani në dokumentat e “Panama Pappers”, pikërisht një nga aksionerët e komapnisë së së markimit të karburanteve në Shqipqëri, GFI. Ismail Mulletin. Në fakt ne do të kishim hezituar ta publikonim këtë informacion konfidencial nëse ai nuk do të ishte servirur për Syri.net nga burime të Gardës së Republikës, të cilat janë në monitorim 24/24 të sigurisë dhe aktivitetit të Kryeministrit të Shqipërisë. Sipas këtyre burimeve, njeriu më i përfolur 3 ditët e fundit në Shqipëri që figuron në “Panama Pappers” është pritur nga shefi i qeverisë shqiptare por nuk bëhet e ditur natyra e takimit. Kjo pjesë mund të jetë enigmë po ama ky takim konfirmon disa të fakte të tjera. Kështu Ismail Mulleti është identifikuar si një nga aksionerët e kompanisë së “Global Fluids International S.A.”që prej vitit 2013 merret me markimin e karburanteve në Shqipëri. Një nga konçesionet e qeverisjes së mëparshme që është sulmuar fort nga qeveria aktuale. Thënë kjo, duket se ajo që është trajtuar gjithë këto kohë si një sekret i madh dhe si një e fshehtë e madhe nuk ka qenë aspak e panjohur për Kryeministrin e Shqipërisë. Por pa u futur në të tjera interpretime të parakohshme, është e nevojshme që në këtë pikë, Kryeministri Edi Rama të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë arsyen e këtij takimi të tij me Ismail Mulletin…

12965963_10154098281576952_339586605_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img