16,04,2024

Tabela e shumëzimit edhe në shkollën “Ahmet Hoxha” dhe në shkollën “Tefik Canga”

Must Read

Nxënësit e shkollave “Ahmet Hoxha” dhe “Tefik Canga” në Ferizaj, këtë të hënë u bënë me tabelën e shumëzimit, nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione. Tabela e shumëzimit në shkallët të kësaj shkolle ka qenë një befasi e këndshme për nxënësit e këtyre dy shkollave.

Këtë projekt të Fondacionit të Kosovës për Inovacione, e ka mbështetur edhe Komuna e Ferizajt, ku tabelat e shumëzimit do të vendosen ne 20 shkolla të qytetit. Këtë projekt si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Savrqa.

Ferizaj 33

“Mendojë se vendosja e tabelave të shumëzimit nëpër shkolla do t’i zëvendësojë edhe llogaritjet elektronike e cila shpesh bëhet pengesë për njohjen e tabelave të shumëzimit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për nxënësit ashtu siç është vlerësuar edhe nga ekspertet e arsimit”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër kryetari i këtij fondacioni, Bashkim Fazliu-Migjeni ka falënderuar komunën e Ferizajt për mbështetjen që i dha në realizimin e këtij projekti. Ai tha se ky është një projekt risi dhe unik dhe po realizohet për herë të parë në Kosovës.

“Deri tash këtë projekt e kemi realizuar edhe në disa shkolla si në Prishtinë, Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime ndërkaq tash jem në pritje të realizimit edhe në 100 shkolla të Kosovës, me financim të Ministrisë së Arsimit”, është shprehur Fazliu, duke thënë se ky projekt është pritur mjaft mirë qoftë nga institucionet, mësimdhënësit, por edhe nga prindërit.

“Shkallet tona më nuk do t’i përdorim vetëm për te ecur, por edhe për të mësuar”, tha Fazliu.

Këtë projekt tejet lart e ka vlerësuar edhe drejtori i arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili si dhe mësimdhënësja e lëndës së matematikes në shkollën “Ahmet Hoxha” Mukadeze Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img