28,03,2024

Shoqata “Feniks” i bën 5 familje me shtëpi në rajonin e Ferizajt

Must Read

Ferizaj, 25 prill – Shoqata humanitare “Feniks” me qendër në Ferizaj brenda kësaj periudhe të këtij viti ka ndërtuar 5 shtëpi për familje nevojtare në Ferizaj, Kaçanik dhe Lipjan.

Së shpejti pritet të nisin edhe ndërtime të reja në Shtime dhe në disa lagje të Ferizajt. Në këtë shoqatë punojnë 6 veta në mënyrë vullnetare prej më shumë se 9 vjetësh pa ndonjë pagë mujore, ndërkaq arrijnë të marrin donacione nga bizneset e ndryshme dhe nga bashkatdhetarët kosovarë në shtetet perëndimore me qëllim që familjeve të pastrehë t’u ndërtohen shtëpitë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate gjatë periudhës së fundit rreth një mijë familje nga komunat e regjionit të Ferizajt kanë kërkuar ndërtim të shtëpive.

Milaim Jashari kryetar i shoqatës humanitare “Feniks” ka shpjeguar për ecurinë se si mund të përfitojnë familjet skamnore ndërtimin e shtëpive. “Shoqata humanitare “Feniksi” grumbullon donacione nga bizneset e ndryshme për ndërtimin e një shtëpie deri në 50 për qind të vlerës, ndërkaq për 50 për qind të vlerës tjetër duhet të participojnë familjet së bashku me të afërmit dhe miqësitë e vetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img