26,04,2024

Syla: Nazim Bllaca, ky dragolub i vogël mashtrues

Must Read

syla_8714

I dënuari në rastin “Bllaca II”, Shaban Syla i ka lutur policët që kanë përgjuar ata dhe Nazim Bllacën, që ta thonë të vërtetën dhe mos të frikësohen nga Dragolubi e nga Salustra. Kurse, gjyqtarëve që kanë qenë pjesë e gjykimit, iu ka thënë se t’i tregojnë imponimet që u janë bërë, sepse tash kanë përfunduar rrugët.

Ai u ka thënë gjyqtarëve që tash kanë mbet vetëm dy rrugë, njëra që iu dërgon te Stankovci e te Salustra dhe tjetra në Kosovë.

Ja letëra e hapur nga burgu i Dobravës nga i dënuari Shaban Syla

Në atë kohë ishin shumë argat të Bllacës, ne thonim se ishte pjellë e Serbisë, e disa media media heshtnin, kurse do të tjera përçeshnin. Për disa media tjera Bllaca thoshte si i ka në dorë. Besa Bllaca thoshte se edhe tepihun e Qeverisë do ta lëkundi, e disa media e gazetar shkruanin dhe i ndihmonin.

Ju media mos heshtni për neve se ne të shumtën e burgut e krym, po thoni të vërtetën për Kosovën dhe zbardhja fytyrën shtetit tuaj. Se shumë gazetar kanë punuar për Dragobilin por unë dua të përmbahem që mos t’ia përmendi emrat. Dua të përmendi një shembull të prindit të dëshmorit të Osman Zhitis, kur thotë “djali im e paska pas vështirë të luftonte me Beogradin por edhe me disa komandant të regjimit”, ju thotë në një zonë të Llapit e iu dërgon selam atyre komandantëve, “tregone veten me Serbinë, nëse e tregoni veten me Serbinë, ju qoftë fal gjakudjalit tim”.

Këto fjalë ishin fjalët e bacës Osman, edhe ju gazetar e media tregone veten kundër Dragobilit (e Svetkes), e më pak ose hiq për neve sepse ne e kryem burgun.

Unë nuk mund të iu them disa policëve që na përgjuan neve e Bllacën, që ta thonë të vërtetën, prapë po them jo për neve po për shtetin se me këto para mbani familje, e mos u frikësoni nga Dragolubi e nga Salustra.

Për ketë Dragolubilin e Salustren janë emra të njohur. Dikush më pyet për këtë (Cvenko Todoron, ky qenka naqallnik i policisë paramilitare në Lipjan.(Qohu o komandant të cilëtjeni takuarme Bllacen e tregoni çka ju ka përqar ky udbashi i Dragolubit për interesa qyqare. Këto takime kanë qenë pas ardhjes nga Beogradi. T’u kisha lut edhe ty, ish shefit të Policisë, Sheremet Ahmeti, do t’iu kisha lut edhe atyre që iu ka borxh Bllaca, se shpejt vjen koha që do ta dënoni vetën siç po e pëson tash familja e Bllaca me këtë Dragolubin, po dilni e tregoni si ju ka mashtru ky Dragolubi i Vogël.

Kam një lutje për dajt e tij se ne e dimë edhe kujt ia ka kryer shkollën e lart fals në Gjakovë, po tregoni sa nuk kemi fol ne se ne i dimë të gjitha. Po ashtu, kam një lutje për gjyqtarët që kanë qenë pjesë e gjykimit 1 themelore, 2 Apelit, 3 Supremes të thoni imponimet që u janë bërë ndaj jush, sepse kanë përfunduar rrugët, janë mbet vetëm dy rrugë, njëra që iu dërgon te Stankovci e te Salustra dhe tjetra në Kosovë.

Këto janë argumente që i ka fsheh UDB-ja me disa media.

Shaban Syla

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img