26,05,2024

Rama shpërndan 150 çertifikatat e pronësisë mbi tokën, ja 3 dokumentet që duhen për ta marrë

Must Read

hqdefault

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në Novoselë 150 çertifikatat e para të pronësisë mbi tokën. Gjatë takimit me banorë të zonës, kreu i Qeverisë u shpreh se ky është një premtim i kabinetit që ai drejton dhe tha se çertifikatat e pronësisë jepen falas.

“Do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale. Një mesazh, të gjithë fermerëve, të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën. Shërbimi është plotësisht falas nga ana shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës.

Përveç burokracisë, problem për fermerët ka qenë tarifa e papërballueshme për të përgatitur dokumentacionin.Qeveria merr tërësisht përsipër këtë kosto. Marrja e titullit të pronësisë është një proces jetik”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu se për të marrë këtë çertifikatë pronësie të tokës nevojiten vetëm 3 dokumente. Kryefamiljari duhet të paraqitet në Bashki, të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe çertifikatën familjare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img