15,07,2025

Syla: Kërkimfalja e Gjuriqit për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij

Must Read

Ismail-Syla-640x358

Publicisti Ismail Syla e ka komentuar kërkimfaljen e Marko Gjuriqit për hyrjen pa lejen e institucioneve të shtetit tonë në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Syla ka shkruar se kjo kërkim falje për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij, se shqiptimi i çfarëdo dënimi. “Ata që deri dje ishin zotër të dhunshëm të Kosovës, sot kërkojnë falje”, ka shkruar Syla.

Ky është postimi i tij i plotë:

[quote_box name=””]Stërnipi i Nikolla Pashiqit i kërkon falje shtetit të Kosovës për hyrje ilegale
Një stërnip i familjes së kryeministrit serb Nikolla Pashiq, nga lisi tamblit, nga vija e nënës, Marko Gjuriq kërkoi falje për hyrjen në Kosovë pa lejen e institucioneve të Shtetit tonë.
Kjo kërkim falje për shtetin e Kosovës është më e shëndetshme se arrestimi i tij, se shqiptimi i çfarëdo dënimi. Ata që deri dje ishin zotër të dhunshëm të Kosovës, sot kërkojnë falje.
Kërkimfalja është fjalë që bukur tingëllon në Ballkan.[/quote_box]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Uji në fokus – drejtori i KRU Bifurkacioni zbulon sfidat dhe projektet për të ardhmen

Ferizaj, 15 Korrik 2025 – Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” e cila menaxhon qytetin e Ferizajt, Kaçanikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img