26,04,2024

Svarqa: Përgjegjëse për krijimin e institucioneve është Vetëvendosje

Must Read

Janë bërë më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po munden të tejkalalojnë mospajtimet mes tyre për të formuar qeverinë. Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, i cili është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së në nivelin qëndror, thotë se LDK i ka ofruar ofertën e fundit Vetëvendsosjes dhe janë në pritje të përgjigjes. Svarqa tha se nëse nuk arrihet kjo marrëveshje faji i mbetet Vetëvendosjes.

“LDK-ja në asnjërën nga bisedimet nuk ka kërkuar zgjerimin e qeverisë me ministri, siç e dinë qytetarët përcaktimi i dy partive ka qenë që qeveria e ardhshme të ketë vetëm 12 ministri 10 prej të cilave do të udhëhiqen nga shumica shqiptare dhe dy nga minoritetet, mirëpo qëndron prapa asaj që të dy partitë politike të kenë nga 5 ministri, kryeministri të jetë nga LVV-ja , kryetari i Kuvendit të jetë nga LDK-ja  dhe përcaktimi ose zotimi për presidentin pas përfundimit të mandatit që do të jetë përkrahje nga LVV për propozimin e  LDK-së dhe jemi duke pritur një përgjigje. Mendoj që gjithmonë duhet të ketë bisedime për arsye se shterrja e bisedimeve dhe nxjerrja e një rezultati përfundimtar mund të jetë më i dobishëm për qeverisje si dhe e kundërta nëse shterren bisedimet dhe për fat të keq nuk arrihet deri te një marrëveshje atëherë qytetarët do të jenë ata që do ta vlerësojnë se faji kujt duhet t’i mbetet, sepse përgjegjësia për krijimin e institucioneve i bie partisë që del e para”, tha Svarqa për Televizionin Tema

Svarqa thotë se LDK është duke bërë përpjekje maksimale për të arritur një marrëveshje me Vetëvendosjen, mirëpo thekson se  është në dorën e Albin Kurtit se a do të arrihet apo jo koalicioni.

“Gjerë më tani LDK si parti me besueshmëri të dytë në zgjedhjet e 6 tetorit ka bërë përpjekje maksimale për realizimin e marrëveshjes për një qeverisje të koalicionit LVV-LDK, bisedime që kanë marrë përkrahje edhe nga strukturat e LDK-së dhe nga vet kryesia dhe këshilli i përgjithshëm, konform tyre akademik Isa Mustafa me nënkryetarët ka intensifiku bisedimet me liderin e LVV dhe siç janë të njoftuar qytetarët tashmë pas bisedimeve të shumta janë konkretizuar në oferta të cilat tashmë janë të njohura, siç është oferta e LDK-së dhe besoj se do të gjenden mundësi për realizimin e këtij koalicioni, sepse tashmë është në dorën e kryeministrit në ardhje që të përcaktohet a dëshiron një mend koalicionin me LDK-në për interesin e realizimit të vullnetit qytetarë që ka votuar për këto dy parti”, tha Svarqa.

Isa Mustafa e Albin Kurti janë takuar 8 herë deri më tani në përpjekje të arritjes së një marrëveshje bashkëqeverisëse, mirëpo deri më tani asnjëri takim nuk ka prodhuar ndonjë rezultat, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img