26,04,2024

Svarqa: Për 6 muajt e parë të vitit 2017 Ferizaj njeh zhvillim të hovshëm në gjitha fushat e jetës

Must Read

Me vendime të mëdha mbrohet interesi dhe xhepi i qytetarëve në disa mënyra

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa ka mbajtur sot debatin e rregullt publik me qytetarë nga mjedise të ndryshme, për të raportuar më detajisht për punën e cila është bërë për 6 muajt e parë të vitit 2017.
Në përgjithësi është vlerësuar se janë shënuar të arritura të lakmueshme në të gjitha fushat ku rolin kryesor e ka pasur kujdesi për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe përkushtimi për projektet e shumta të realizuara gjatë kësaj kohe.
Numri një i komunës së Ferizajt tha fillimisht se plani i tij qeverisës po zbatohet me përpikëri ku lehtësimi i jetës së qytetarit zë një vend të rëndësishëm.
“Gjatë kësaj kohe ne kemi realizuar projekte të shumta infrastrukturore qoftë me asfaltim rrugësh, trajtim të ujërave të zeza , instalim të ndriçimit publik, instalim të ujësjellësve , rregullim të shtigjeve për këmbësorë e biçikletistë apo edhe punë të tjera të kësaj natyre , për çka edhe kemi marrë vlerësime të mira edhe nga organizatat ndërkombëtare se komuna e Ferizajt shquhet për investime në këtë drejtim” u tha qytetarëve prezent kryetari Svarqa
Më pastaj ai bëri të ditur se tashmë është shpenzuar gati 65 përqind e buxhetit të komunës së Ferizajt i paraparë për investimet e sivjeme dhe komuna nuk rrezikon të mbes me ndonjë suficit në fund të vitit.

“Unë dhe drejtorët e qeverisë komunale jemi kujdesur mjaft shumë për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe për këtë kemi marrë vlerësime pozitive nga Ministria e Financave dhe organet e tjera qeverisëse në nivel qendror. Gjatë kësaj kohe po ashtu kemi miratuar një varg dokuementesh të rëndësishme të cilat janë në harmoni me ligjet në Kosovë siç është buxheti i komunës rishikimi i buxhetit, Korniza Afatmesme Buxhetore 2018-2020 si dhe jemi në përgatitje të një dokumenti tjetër mjaft të rëndësishëm pas statutit të komunës atë të planit zhvillimor komunal. Në vazhdmisi po punojmë që të pasurohet ky plan që lidhet me të gjitha fushat e jetës për të qenë sa më funksinal pas miratimit. Jemi në përfundim të këtij plani ku edhe vet qytetarët janë bërë vendimmarrës duke qenë pjesë e debateve publike për këtë plan tejet të rëndësishëm” deklaroi kryetari i komunës së Ferizajt . Në këtë debat ku u përmend se të hyrat nga vetjake e veçanërisht ato nga tatimi në pronë janë Rritur edhe këtë 6 mujor prandaj po krijohen mundësi që të bëhen investime sa më të qëndrueshme.
Duke numëruar punët e bëra nëpër secilën drejtori kryetari Svarqa potencoi se para se gjithash është mbrojtur interesi qytetar në shumë raste , kurse përmendi 3 vendime të mëdha ku është kursyer mjaft shumë xhepi i qytetarëve.
“Konsideroj se me heqjen e participimit nga ana e qytetarëve për projektet infrastrukturore nëpër lagjet e tyre, pastaj heqja e shërbimeve të varrimit , dhe sigurimi I shujtave për 11 mijë nxënësit e shkollave tona janë 3 vendime të rëndësishme që prekin gati secilën familje dhe kursejnë buxhetin familjar e që nuk kanë qenë më parë . Kështu gradualisht po e tregojmë përkushtimin tonë se interesi qytetar po mbrohet dhe dora institucionale tashmë është prezentë në secilën shtëpi, këtu vlen të përmendet edhe pagesa e kamatave për kreditë e fermerëve tanë në vlerë rreth 600 mijë euro , për t’i futur në punë ndoshta rreth 5 milionë euro tjera dhe në këtë mënyrë të rriten vendet e punës e të gjenerohet prodhimi vendor” potencoi kryetari Svarqa gjatë debatit.
Si sfidë të fushës së bujqësisë kryetari i komunës në fjalën e tij e përmendi prerjen e pyjeve e cila nuk po mund të ndalohet tërësisht në rajonin e Ferizajt. U tha se janë marrë masa drastike por që ka nevojë të forcohet edhe më tutje zinxhiri institucional për të kryer këto obligime ligjore.
Duke folur për një varg projektesh të cilat do të realizohen në partneritet publiko-privat kryetari Svarqa paralajmëroi shumë ndryshime në qytet ku parashihet lirimi i disa hapësirave , publike , gjelbërimi i tyre , ndërtimi i parkingjeve nëntokësore dhe krijimi i më shumë vendeve për shëtitore ku qyteti i Ferizajt do të integrohet mjaftueshëm në të dyja pjesët që i ndan hekurudha.
Ndër planet për projektet e ardhshme kryetari i komunës Muharrem Svarqa paralajmëroi se po bëhen për përgatitjet për ndërtimin e dy shkollave të reja. Njërën tek kompleksi i shkollave të reja në rrugën “Rexhep Bislimi” dhe tjetrën në fshatin Talinovc i Muhaxherëve.
Edhe për çështjet ambientale dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike kryetari I komunës Svarqa raportoi se janë kryer mjaft punë por si sfidë përmendi numrin e vogël të punëtorëve nëpër kompanitë publike që merren me këto punë . U zotua për shtim të angazhimeve që të krijohen ambiente sa më të mira.

Ndërkaq për sektorin e shëndetësisë u thanë fjalë miradie ,që përkundër sfidave të kahmotshme stafi shëndetsor i institucioneve në Ferizaj ka arritur të përballojë me përpikmëri të gjitha nevojat e pacinetëve. Janë bërë e po bëhen plane për zgjerim të veprimtarive shëndëtësore të cilat ofrojnë mjekun sa më afër qytetarit u thanë këtë debat.
Sa i përket infrastrukturës në Ferizaj kryetari i komunës Muharrem Svarqa në këtë debat përmendi edhe një herë se po vazhdojnë projektet madhore të cilat do shëndrrojnë Ferizaj në një metropol modern ku qarkullimi i veturave do të jetë shumë më i lehtë dhe kjo do të mund të realizohet falë investimeve që janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës për komunën e Ferizajt.
Kurse nuk la pa e përmendur edhe stadionin e futbollit si një projekt grandioz prej 10 milionë eurosh i cili do të fillojë të ndërtohet brenda këtij viti në Ferizaj.
Gjatë diskutimit të sotëm public për punën 6 mujore të qeverisë komunale kryetari i komunë së Ferizajt përmendi edhe një varg projektesh të cilat do të realizohen në të ardhmen edhe përmes kredive të buta ku një ndihmë do ta jap edhe qeveria e Kosoves me pagesën e tyre. U bë e ditur se po bëhen përgatitje për shpime të reja për më shumë ujë në disa fshatra dhe po pritet përgjegje nga donatorë të ndryshëm për përkrahje në projekte.
“Të gjitha këto investime që janë bërë e po bëhen në komunën e Ferizajt e kanë kthyer qytetin e Ferizajt në një qytet atraktiv për zhvillimin e bizneseve jo vetëm nga banorët e këtushëm por edhe nga të tjerët. Sipas të dhënave deri sot janë të regjistruara 11 mijë e 707 biznese, pra kemi rritje tepër të madhe të numrit të biznesve por edhe konfrimim nga ATK se ka shumë punëntorë që për herë të parë kanë lidhur mardhënie të punës. Ferizaj tashmë ka një vend të rëndësishëm në Kosovë sepse ka ndikim të madh në zhvillimin e përgjithshëm. Gjithsesi jam shumë mirënjohës dhe falënderues për gjithçka që kemi bërë bashkë me të gjithë qytetarët , me institucionet e pavarura , vazhdimsinë e bashkëpunimeve me shoqërinë civile , me komunitetet e ndryshme me mediat, dhe të gjithë ata që ia duan të mirën këtij qyteti. Edhe Kuvendi i komunës ka qenë mjaft konstruktiv gjatë kësaj kohe. Jam shumë i vetëdijshëm që ne kemi akoma për të bërë , jo vetëm për ne që jemi këtu por edhe për gjeneratat e ardhshme, por askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Ju ftoj të punojmë bashkë të gjithëve e edhe ata njerëz që ushtrojnë funksione të rëndësishme jashtë komunës së Ferizajt në mënyrë që ky qytet të jetë shumë më faktorizues kudo që kërkohet” u tha në fund të debatit qytetarëve ferizajas kryetari Svarqa.

U theksua se Ferizajn gjatë këtyre 6 muajve e kanë vizituar një numër i madh i njerzëve me funskione të ndryshme politike e të fushave të tjera të cilët kanë vlerësuar arritjet e bëra në këto vitet e fundit. U shpreh një gëzim i veçantë që para pak mujash Ferizaj përjetoi vizitën e gjeniut të letrave Shqipe , shkrimtarit të madh Ismail Kadare , ku u nderua e u vlerësua lart naga ana e tij organizimi i jetës këtu.
Ndërkaq qytetarët prezent në debatin e sotëm u interesuan për disa çështje duke filluar nga kontestet pronësore e deri tek plotësimi i nevojave infrastruklturore. Kërkuan ende asfaltim rrugësh e përmirsim të furnizimit me ujë por falënderuan thellë komunën dhe kryetarin Muharrem Svarqa që tashmë ka prekur secilin mjedis të 44 fshatrave dhe po bën një punë të shkëlqyer në të gjitha projektet.
Ndërsa kryetari i komunës Muharrem Svarqa u zotua se edhe më tutje do të jetë i hapur e i përkushtuar për të gjitha nevojat që kanë qytetarët e Ferizajt, ndërsa ftoi të gjithë faktorët relevantë të jenë në dispozicion të përhershëm për një komunë të suksesshme , për një vend të dëshiruar nga të gjithë, dhe për një qytet të zhvilluar ekonomikisht i cili ka një rol të fuqishëm në gjithë Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img