26,04,2024

Svarqa i sigurt në mbështetjen e Vetëvendosjes

Must Read

Ferizaj.09.11.2017. Partitë politike në Ferizaj, PDK e LDK, ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje zyrtare për koalicione. Sipas të gjitha gjasave kandidati i PDK-së Agim Aliu dhe kandidati i LDK-së Muharrem Svarqa, garën e tyre do ta zhvillojnë me mbështetje të elektoratit të vetë dhe jo të liderëve të partive më të vogla. Aliu thotë se qeverisjen e tij nuk do ta krijoj me pazare politike. Ai kategorikisht u shpreh kundër lidhjes së ndonjë marrëveshje e cila do ta kalkulonte hisen e ndarjes së pushtetit.

“Nuk dua që thjesht të negocioja diçka çka nuk mund të negociohet, për shkakun se është balotazh. Ajo që e kam thënë qëndroj prapa saj, sepse unë dhe para 22 tetorit e kam thënë se nuk do ta negocioj qeverisjen time. Arsyeja është sepse kam dale me një program të qartë dhe të zbatueshëm. Unë nuk i kam parë programet e të tjerëve, sepse kam parë që edhe gjatë debateve që kemi pas nuk ka pasur ndonjë program që ka pasur qartësi, pa i mohuar vlerat e secilit kandidat” , tha Agim Aliu

Edhe LDK-ja e Ferizajt deri më tani nuk ka lidhë ndonjë
marrëveshje koalicioni me asnjë parti. Kandidati i saj Muharrem Svarqa, beson që qytetarët e Ferizajt do të reflektojnë me përgjegjësi karshi subjektit që ai përfaqëson. Por, ndryshe nga Aliu, Svarqa thotë se është i hapur për të gjitha partitë më të vogla. Ai bëri të ditur se tashmë me disa prej tyre i kanë përafruar edhe qëndrimet.

“Ne ne fakt i kemi hapur debatet për këtë çështje, por mendoj se nëse ne e kemi përgjegjësinë për te reflektuar para kërkesave të elektoratit do të jemi të ndërgjegjshëm për të vepruar ditëve në vijim. Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare, përkundër asaj që ne nuk jemi parti përjashtuese dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik që ia donë të mirën e Ferizajt, sepse tek e fundit koalicioni me qytetarët nënkupton edhe koalicionin me subjektet ose anëtarësinë e subjekteve politike”, tha Muharrem Svarqa.

E, derisa Agim Aliu i PDK-së thotë se mbështetje është duke kërkuar edhe nga elektorati i LDK-së, në anën tjetër Muharrem Svarqa tregon se diçka mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është duke u zier.

“Mund të këtë mbështetje të elektoratit, si dhe përcaktim të tyre, por ne nuk jemi duke kërkuar një mbështetje të tillë në formën formale. Ne po kërkojmë mbështetje nga qytetarët e të gjitha partive, madje edhe nga elektorati i partisë rivale që është duke garuar tani, sepse është parë që është program fitues dhe më i miri për qytetarët e Ferizajt”, tha Aliu

“Është duke pri anëtarësia e Vetëvendosjes dhe LDK-së , të cilët çdo ditë po rrinë, po pinë edhe po ushqehen bashkë, përkrahin njëri tjetrin edhe në rrjetet sociale, që tregon për një sensibilizim të përgjithshëm qytetarë para fitores në të cilën jemi. Edhe në vitin 2013 ne falë votës së Vetëvendosjes patëm fituar, për atë arsye kemi ruajtur edhe një bashkëpunim të padukshëm dhe për korrektësi kemi qenë shumë korrekt në përfshirjen e tyre në komisione të aksionarëve. Ata duhet të jenë pjesë e institucioneve, të gjithë ata që kanë dije dhe prirje do të inkorporohen në institucione, pasi që ne do të krijojmë një qeveri me figura përfaqësuese”, tha Muharrem Svarqa.

Kandidatët e dy partive politike që po garojnë për kryetar të komunës së Ferizajt, paralajmëruan se nga java e ardhshme do ta mbajnë një fushatë edhe më intensive, për të sjellë para qytetarëve programin dhe prioritetet që kanë për zhvillimin e kësaj komune.

Ndryshe, Agim Aliu i PDK-së në rundin e parë të zgjedhjeve të 22 tetorit fitoi 19 e 961 vota, ndërsa Muharrem Svarqa 15 mijë e 975 vota, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img