26,04,2024

Suksese të mëdha të klubit të notit “Kastrioti”

Must Read

Në Kupën e Kosovës të organizuar nga Federata e Notit të Kosovës e cila u mbajt në pishinën “ZENIT” në Bardhosh të Prishtinës e ku morën pjesë të gjitha klubet e Kosovës dhe 6 klube më të fuqishme nga Shqipëria, në mesin e tyre u ishte edhe  KN “KASTRIOTI” nga Ferizaj i cili mori pjesë me 12 garues nga të dy gjinitë.

Në kategorinë e femrave në plastmanin e garës absolute në krol 50 metra shkëlqeu Adea Alidema e cila u rreshtua në vendin e 10-të ndërsa në grupmoshën e vet në grupin B fitoi medaljen e argjendtë në diciplinën 50 metra krol.

Në 50 metra bretkosë Erind Braha fitoi medajlen e argjendtë i cili në grupmoshën e vet të grupit D shkëlqeu duke treguar se është kandidat edhe për medalje të artë.

Vlenë të theksohet se në kategorinë apsolute Atdhe Haxhimusa u rreshtua në 10-shën e parë të garuesve më të mirë nga Kosova dhe Shqipëria i cili u rreshtua i 7-ti në krol 100 metra duke kaluar shtegun për 01:09:13 duke u dalluar me një diferencë prej 7 sekondave nga vendi i parë.

Edhe Dardan Vishi në 100 metra krol kategoria B, u rreshtua i 10-ti në plastmanin e përgjithshëm duke treguar se është një talent i Notit i cili do të tregoj në të ardhmën se meriton medalje në grupmoshën e vet.

Pjesmarrës në këtë garë dhe mjaft të suksesshëm ishin edhe Dea Misini krol shpinë 50 metra kategoria D, Yll Halili Krol 100 metra kategoria C, Ukë Berisha 50 metra bretkosë kategoria B, Jona Jashari, Genti dhe Eni Mehmeti në kategorinë D në krol 50 metra, e të cilët ishin perspektivë e klubit duke u rreshtuar mbi mesin e tabelës.

Këto janë  klubet pjesëmarrëse dhe kategoritë:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img