29,03,2024

Subvencionet në bujqësi, nxitës të zhvillimit ekonomik  

Must Read

   Ferizaj, 1 Prill 2016 – Iniciativa për Progres (INPO), përmes tryezës së organizuar sot, ka prezantuar një raport të shkurtër të hulumtimit”Subvencionet në bujqësi si nxitës të zhvillimit ekonomik”.

Qëllimi i kësaj tryezë ka qenë prezantimi i gjeturave, vlerësimeve dhe rekomandimeve për planifikimin,shpërndarjen dhe promovimin e transparencës dhe efikasitetit gjatë shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi në Komunën e Ferizajt.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë,përfaqësues të partive politike, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfitues të subvencioneve si dhe përfaqësues të mediave.

Znj.Arbenita Topalli, ka bërë prezantimin e të gjeturave nga ky hulumtim duke vlerësuar të dhënat e raporteve të punës së dy viteve qeverisje 2014 dhe 2015 nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë si dhe intervistat të cilat i realizuar me përfituesit e subvencioneve në këtë Komunë. Të gjeturat kryesore të prezantuara në tryezë ishin: Komuna e Ferizajt nuk ka një strategji konkrete për zhvillimin e bujqësisë;nuk ka plan të punës, i cili përfshin objektivat,dinamikën kohore,kostot dhe rezultatet e pritura në baza vjetore; baza të të dhënave statistikore për sipërfaqet bujqësore,sipërfaqet e fermave dhe destinimi i tyre; statistika vjetore për rendimentet e kulturave të ndryshme  bujqësore; numrin e të punësuarve; politika konkrete për mbikëqyrjen e e përparimit të kulturave bujqësore të cilat janë të subvencionuara nga Komuna e Ferizajt.

Nga ky raport, organizata INPO ka nxjerrë edhe këto rekomandime: Hartimi i strategjisë komunale për zhvillimin e bujqësisë; Hartimi  planit vjetor për ndarjen e subvencioneve; Vlerësimi dhe gjetja e tregut; Harmonizimi i politikave sektoriale dhe bashkëpunimi me Drejtorinë e Zhvillimit ekonomik; Publikimi i të dhënave statistikore lidhur me sipërfaqen bujqësore, sipërfaqet e fermave sipas destinimit, rendimenteve bujqësore; numrin e të punësuarve në sektorin e bujqësisë.

 

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Xhemajl Reçica, e përshëndeti iniciativën e INPO-së duke e vlerësuar se kjo është një çështje e cila kërkon të diskutohet dhe të trajtohet për të kontribuar në përmirësimin e politikave aktuale.Gjithashtu, drejtori përmendi se kjo drejtori ballafaqohet me shumë probleme por gjithsesi po punohet në atë drejtim që të reduktohen problemet dhe t’ju bëhet zgjidhje të gjithëve, por që fatkeqësisht kanë një buxhet të ulët dhe janë të detyruar edhe të ngushtojnë listat e të përzgjedhurve pavarësisht që nevojat janë të larta.

Procedurat e prokurimit po u pamundësojnë që të shpërndajnë subvencionet në kohën e përcaktuar.Mandej ka raste kur janë njoftuar se ka pas keqpërdorime të subvencioneve, përkatësisht të lopëve mandej kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes i kanë pa që fermeri i ka pas lopët në stallë. Mirëpo, pavarësisht problemeve Drejtoria e Bujqësisë po punon që të krijojë një minifermë ku do të punësoheshin së paku 2 anëtarë të një familje. Gjatë diskutimit z.Reçica është pyetur se sa bashkëpunojnë me shkollat profesionale, përkatësisht me shkollën e bujqësisë, ky i fundit pranoi se e kanë krijuar një bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit që nxënësit e kësaj shkolle të bëjnë krasitjen e e pemëve të qytetit e jo të shpallet tenderë, me këtë rast edhe nxënësit i mësojnë punën praktike.

Për më tepër, z.Ekrem Bajrami nga Organizata Unioni i Pemëtarëve të Kosovës ngriti çështjen e ndarjes së subvencioneve e cila po bëhet në disa kultura, në të cilat nuk ka përfitim si tek shpërndarja e lopëve, gjithashtu e potencojë se shpërndarja e subvenioneve po bëhet në baza të përkrahjes politike.

Të pranishmit në tryezë u pajtuan dhe mbështeten iniciativën e organizatës INPO për të diskutuar dhe për të kontribuar në përmirësimin e politikbërjes dhe qasja ndaj fermerëve të jetë më korrekte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img