25,04,2024

Suarez: Ky ekip do të shpallet kampion në La Liga

Must Read

foto

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është optimist se skuadra e tij do ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë.

Por, jo vetëm kaq, ai ka theksuar se gjiganti katalan synon të triumfojë edhe në Copa del Rey.

Katër xhiro para fundit, katalanët kryesojnë me pikë të barabarta me Atletico Madridin dhe një më tepër se Real Madrid. Por, Suarez beson se ata do ta mbrojnë titullin.

“Jemi lider dhe kemi përgjegjësi ta fitojmë këtë kampionat”, deklaroi Suarez për “Sport”.

“Jemi të vetmit që nuk varemi nga të tjerët, nuk e kam në mendje një tjetër mundësi përveç triumfit në La Ligë. Madje, jemi entuziast për të fituar edhe Copa del Rey”, u shpreh ai.

Në rast se skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, Barcelona do të shpallet kampione për shkak të bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img