24,04,2024

SKANDAL || Kryetari i Këshillit Kombëtar të Cilësisë merr pjesë në mbledhjet e PDK-së! (Foto)

Must Read

Blerim_Rexha__Foto_pdk49.com_782414

 

Se partitë në pushtet kanë “kapur” çdo institucion, tashmë duket se më nuk është as lajm. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexha pavarësisht pse ka ardhur tash e sa muaj në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, ai vazhdon që të jetë pjesë aktive e politikës në Kosovë, raporton gazeta Blic.

Ai sot ka marrë pjesë në një nga forumet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Gazeta Blic e ka siguruar një fotografi të Rexhës, i cili ishte pjesë e mbledhjes, ndërkohë që në një intervistë të dhënë për  mediet, vetë njeriu kryesor për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, ka theksuar se ai do të jetë parimor dhe do ta respektoj ligjin. Madje, ai kishte premtuar se ato institucione që nuke  respektojnë ligjin, le ta harrojnë akreditimin, raporton Gazeta Blic.

Sidoqoftë, pjesëmarrja e tij në forumet e partive politike mund të ngrit dilema të shumta, se sa do të mund ta ushtroj në mënyrë të pavarur një funksion aq të rëndësishëm, si shef i Agjencisë së Akreditimit, derisa në të njëjtën kohë është pjesë e forumeve partiake.

Rexha në krye të AKA erdhi pas paraardhësja e tij, Ferdije Zhushi- Etemi u arrestua nga policia e Kosovës nën dyshimin për dallavere me akreditimin e institucioneve të arsimit të latë./ Gazeta Blic

13083208_1048131428556790_2652949641552287525_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img