16,12,2025

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit

Must Read

papa-ss-s-s-680x380

Papa Françesku do të shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit. Brenda këtij viti, Shqipëria do të ketë edhe festën e martirëve shqiptarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Dom Gjergj Meta, i cili njofton përmes “Facebook”-ut se procesi ka kaluar në të gjitha fazat tashmë. Ja deklarata e tij në rrjetin social.

“Lajm i bukur e i gëzueshëm!

Procesi i Luminimit të 38 martirëve shqiptarë të kohës së Komunizmit, Vinçenc Prennushi me shokë martirë, po pret vetëm firmën e Papës Françesku, pasi ka kaluar të gjitha fazat tashmë. Brenda këtij viti, përveç Nënë Terezës besoj do të kemi edhe festën e martirëve shqiptarë të vrarë në urrejtje ndaj besimit…

Ky lajm bëhet i ditur nga Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Massafra dhe nga Imzot Marcello Semeraro, anëtar i Kongregacionit për Shenjtërit dhe Sekretar i G9”./Shekulli.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img