Sport

Skandal: Ibrahimovic akuzohet për doping


Publikuar më:


ibra-2_1460027219-523899

Një akuzë mjaft e rëndë vjen nga Suedia në drejtim të Zlatan Ibrahimovic.

Ulf Karlsson, ish trajneri i Kombëtares Suedeze të Atletikës ka deklaruar për të përditshmen Aftonbladet se Zlatan Ibrahimovic ka përdorurë substanca të palejueshme kur luante për Juventusin.

“Sipas meje Zllatan Ibrahimovic dopohej kur luante te Juventusi. Zlatan shtoi 10 kilogramë në 6 muaj te Juventusi, dhe kjo fizikisht nuk është e mundur. Sipas meje ai dopohej. Ky është opinioni im”, tha Karlsson.

“Nuk është një akuzë personale në drejtim të Zlatan. Unë po  flas për sportet e skuadrave, klubet kontrollohen më pak në krahasim me sportistët e tjerë si atletët apo skiatorët për shembull. Nuk është e mundur të shtosh 10 kg në kaq pak kohë. Dhe shikoni Albin Ekdal. Ai shtoi 8 kg në 6 muaj në të njëjtin klub. Besoj se diçka e tillë në atë kohë ishte në kulturën e Juventusit, Kishin një mjek që u pezullua për 22 muaj”, shtoi ndër të tjera Karlsson.

Comments
To Top