16,04,2024

Sigal Prishtina mposht Mornarin në finalen e Ligës Ballkanike

Must Read

sigal-prishtina-mornar

Sigal Prishtina e ka mposhtur Mornarin, me rezultat 82-68, të martën mbrëma në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë, në finalen e parë të Ligës Ballkanike.

Kampionia e Ballkanit, Sigal Prishtina e cila synon të shkruajë historinë duke fituar dy herë radhazi titullin e kampionit në BIBL, edhe në duel me skuadrën malazeze ka treguar formë mjaft të mirë, edhe pse prishtinasit nuk e nisën mirë lojën, ndërsa çereku i parë u mbyll më dy pikë epërsi për mysafirët, transmeton KosovaPress.

Mirëpo, në pjesën e dytë, basketbollistët e Sigal Prishtinës morën lojën në duart e tyre, duke e mbyll këtë pjesë më 11-të pikë avantazh (22-11), ndërsa skuadra shkuan në pushim me rezultatin 45-36, në favor të skuadrës sonë.

Edhe në çerekun e tretë ishte skuadra e Sigal Prishtinës që zhvilloi lojë më të mirë, duke e mbyll këtë çerek me rezultat 23-12.

Ndërkohë, në dhjetëminutëshin e fundit skuadra mysafire u angazhua më shumë, por jo sa për të përmbysur avantazhin e “bardhekaltërve”.

Përfundimisht Sigal Prishtina mund Mornarin, me rezultat 82-68, duke bërë hapin e parë drejt trofeut të kësaj ligë, ndërsa sfida e kthimit luhet pas një javë në Mal te Zi. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img