29,03,2024

Si reagon Kryeministri i Islandës kur e pyesin për paratë e fshehura në Panama

Must Read

20160403235326523646

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson është pyetur në një intervistë për paratë e deponuara në Panama, aty ku nuk kërkohet origjina e tyre. Kjo intervistë u bë pas zbulimit të “Panama Paper”, që deri ato momente nuk ishte publikuar.

Ai u pyet nga televizioni SVT, për kompaninë e quajtur “Wintris”, për të cilën ai thotë se është e deklaruar plotësisht në autoritetet tatimore të Islandës.

Gunnlaugsson e ndërpret intervistën pas një pasigurie të madhe dhe presioni duke lëvizur në dhomën ku bëhej ajo, duke thënë se nuk i përgatitur për ato pyetje.

“Çfarë po përpiqeni të bëni këtu? Kjo është plotësisht e papërshtatshme”, thotë ai, teksa zhvendoset në një dhomë tjetër.

Zbulimi i “Panama Paper”, që po konsiderohet më i madhi në gazetari ka gjetur 11.5 milionë dokumente, në të cilat përfshihen liderë botëror politikë dhe të jetës publike.Në dosje përfshihen edhe Vladimir Putin me 2 miliardë dollarë, djali i Kofi Ananit, David Cameron me një kompani të babait të tij, ish-presidenti ukrainas Poroshenko e shumë të tjerë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img