29,03,2024

Martesa për dokumenta: Mos e provoni më në Zvicër

Must Read

largea_un1459746906

Falë martesës me një zvicerane, një banor nga Kosova kishte leje qëndrimi në Zvicër. Megjithatë, plani i tij ka hedhur dyshime tek autoritetet: Kishte familje paralele në Kosovë.

Katër nga dhjetë martesat në Zvicër përfundojnë me divorc. Andaj nuk është e çuditshme që edhe një shqiptar, 39 vjeçar, që është martuar nga fillimi i 2004 me një zviceranë nga Aargau të ndahet pas 6½ vitesh, shkruan aargauerzeitung.ch.
Ama gjithashtu nuk është e çuditshme që burri në tetor 2012 të jetë martuar me një bashkëkombase në Kosovë. Deri këtu është brenda mundësive, por autoritet u çuditën në momentin e tërheqjes së familjes së tij nga vendlindja.

“Fëmijët e tij kishin lindur 1998, 2002 dhe 2005. Kjo do të thotë: se në martesën me gruan zvicerane në dhjetor 2004, gruaja e tij në Kosovë ka qenë për herë të tretë shtatzëne. Këtu ka vërtet diçka për të dyshuar,” përcjell botasot.info, lajmin e botuar në AZ.

Tani çështja ka shkaur aq larg, sa që ka përfunduar në organet e drejtësisë të Kantonit Aargau, edhe pse më parë duhej të shkonte çdogjë sipas planit.

Sipas ligjeve zvicerane, mund ti merret leja e qëndrimit ose pasaporta një të huaji, që ka dhënë informacione të gabuara ose ka thyer ligjet zvicerane.

Më konkretisht, për autoritetet e Migracionit në Zvicër, fëmija i lindur në 2005, tregon se shqiptari ka pasur dy familje paralele dhe kjo rrezikon tanimë thellë vendqëndrimin e tij në vendin helvet, përkundër që gjatë qëndrimit të tij 11 vjeçar nuk ka shkelur asnjëherë ligjet.

Gjyqi ka vendosur pesë kushte për t’u bindur në vërtetësinë e martesës, ku mes tyre përfshihet edhe nëse martesa e tanishme të jetë bërë më gruan e tij të “parë”. Duket se familja ndodhet para një vendimi të rëndë./Bs

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img