Lajme

Shteti liron 11 prona të uzurpuara pas 17 vjetësh


Publikuar më:


Polcia

Me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe ajo e Ferizajt ka urdhëruar lirimin e 11 prona të uzurpuara.

Burime të Insajderit kanë thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës, ka urdhëruar lirimin e një sipërfaqe e madhe toke, ndërtesa si dhe pesë lokale afariste në pjesë të ndryshme të Prishtinës, përfshirë qendrën e qytetit.

Gjykata Themelore e Ferizajt, ndërkaq ka urdhëruar lirimin e tri pompave të derivateve të naftës, një depoje e shtrirë në një sipërfaqe prej 86 arë tokë si dhe 56 hektarë tokë në regjionin e Ferizajt.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu ka thënë se momentalisht mund t’iu konfirmoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot janë duke kryer disa aksione në Prishtinë dhe Ferizaj, me ç ‘rast janë duke liruar disa objekte të uzurpuara.

“Kjo është duke ndodhur me kërkesë të Prokurorit të Shtetit. Për detaje tjera do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Lutfiu.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Policia e Kosovës.

“Mund ta konfirmoj se sot, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe AKP-në është duke e realizuar një operacion policor në dy rajone të Kosovës. Operacioni policor i shtrirë në dy rajone të Kosovës ka të bëjë me lirimin e pronave të uzurpuara në disa lokacione të ndryshme./Insajderi.

Comments
To Top