26,04,2024

‘Shtëpia pa dritare’ e Besim Ugzmajlit, vjen me premierë në TKK (FOTO)

Must Read

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Agron Shala, Doresa Rexha dhe Daniela Markaj, shkruan KultPlus.

“Shtëpia pa dritare”, e cila është një komedi shqiptare e shkruar nga Saimir Gongo dhe bazuar në tekstin “Me dyer të mbyllura” të Jean Paul Sartre, do të jetësohet në Skenën e Vogël të Teatrit Kombëtarë të Kosovës nga regjisori Besim Ugzmajli.


Premiera e shfaqjes do të vijë më datë 6 mars, në ora 20:00. Ndonëse ka qenë një proces paksa i zgjatur e me pauza, shfaqja tashmë është gati dhe regjisori është shprehur i lumtur me gjithë procesin e punës e në veçanti me lojën aktorëve.

“Ka qenë një proces jo i lehtë, por jashtëzakonisht përvojë e mirë, një punë shumë intensive dhe me shumë përkushtim e gjithë ekipës, në veçanti e aktorëve të shfaqjes. Shtëpia pa dritare do të jetë një prezantim jo i zakonshëm për audiencën, mu për shkak të formatit të saj, dhe si e tillë shpresojmë që do të ketë publikun e saj të veçantë, mu për shkak të mënyrës së rrëfimit në skenë të një ngjarjeje shumë komplekse”, ka thënë regjisori Ugzmajli për KultPlus.


Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Agron Shala, Doresa Rexha dhe Daniela Markaj.

“Shtëpia pa dritare”, e shkruar nga Saimir Gongo, ishte vënë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, nga vetë autori i veprës në vitin 2015-të. Ndërkaq ngjarja trajton vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë. Thamë një hero i paemër, por ne do ta quajmë Neritan se është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë do ti duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë. Kostumografia për këtë shfaqje janë përgatitur nga Samka Ferri, ndërsa skenografia nga Driton Tahiri. /KultPlus.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img