26,04,2024

Shtabi emergjent dhuron ndihma për familjet e fshatit Jezerc

Must Read

Përfaqësues të shtabi emergjent, kanë ndihmuar sot me gjëra ushqimore dhe higjienike edhe banorët e lagjes së Uksmajleve në fshatin Jezerc.

Banorët e lagjes së Uksmajleve në fshatin Jezerc, janë shprehur tejet mirënjohës Komunës së Ferizajt, që edhe në këto ditë të ftohta dimri, kanë marr rrugë dhe kanë ndihmuar familjet e kësaj lagjeje me gjëra ushqimore për të cilat kishin nevojë.

Adem Uksmajli banor i këtij fshati të thellë malor, ka thënë se shumë familje të këtij fshati nuk kanë mundur që të sigurojnë bukën e gojës në këto kohë të vështira, pasiqë edhe temperaturat janë tejet të ulëta.

Ndërsa, drejtori Burim Karameta nga shtabi emergjent, ka thënë se në këtë kohë kur temperaturat janë shumë të ulëta, po ju dalin në ndihmë të gjitha familjeve që kanë nevojë për ndihma të tilla.

“Nesër do të jemi përsëri në këtë fshat dhe do të ndihmojmë edhe banorët e pjesëve të tjera të këtij fshati të thelle malor. E pamë që edhe rruga është e hapur, dhe banorët janë tejet mirënjohës edhe ndaj kryetarit Svarqa i cili së bashku me shumë kompani ka bërë hapjen e rrugës së tyre”, është shprehur drejtori Karameta.

Po ashtu me gjëra ushqimore janë ndihmuar edhe 5 familjet që aktualisht jetojnë tek strehimorja afër fabrikës së vajit në Ferizaj.
Me këtë rast shtabi emergjent është tejet mirënjohës edhe ndaj afaristeve ferizajase që vazhdimisht po i dalin në ndihmë këtij shtabi duke dhuruara edhe gjëra ushqimore për të gjitha familjet që kanë nevojë, si në fshatrat e thella malore po ashtu edhe për ato në qytet.

15267714_1398615863506566_1650006536362211190_n 16002869_1398615866839899_5950029055268984331_n (1) 15965136_1398615970173222_650116156239269877_n 15941372_1398615933506559_3460797485540638979_n 15940732_1398615900173229_6042421401028917021_n 15940424_1398615893506563_2018445989264516898_n 15965858_1398615890173230_6847089125958212475_n 16002869_1398615866839899_5950029055268984331_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img