03,05,2024

Shpronësimet dhe uzurpimet edhe më tutje sfida të Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi e Kadastër

Must Read

 

Ferizaj.22.08.2017. Në raportimin e punës gjashtëmujore drejtori që udhëheq me sektorin e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Fatmir Azizi ka treguar se edhe për këta 6 muaj është kryer një punë voluminoze.

Drejtori Azizi sqaroi se ka pasur edhe sfida, por që me përkushtimin e stafit janë tejkaluar pa ndonjë telashe të theksuar. Në të trija fushat ku qytetarët kanë nevojë për dokumente të ndryshme u tha se janë lëshuar me mijëra dokumente.
“Në sektorin e pronës ka detyra mjaft të rëndësishme , shpesh na shtohen problemet nga uzurpimet apo pengesat e tjera por që , stafi ynë ka punuar mjaft dhe janë tejkaluar me maturi problemet e paraqitura. Gjithsejt te sektori i pronës janë punuar mbi 2 mijë e 457 kërkesa, ku hyjnë disa detyra mjaft të rëndësishme me angazhime edhe në terren.
Sa i përket sektorit të Gjeodezisë kanë qenë mbi 2 mijë e 500 lëndë ku hyjnë regjistrimet e reja , bashkimi i parcelave dhe ndarja e tyre, ndërsa dua ta theksoj se ka një kohë që të gjitha coptimet e parcelave dhe regjistrimet e manualeve janë të regjistruara edhe online dhe qytetarët mund ta shohin pronën e tyre vetëm 24 orë pas futjes në sistem.
Ndërsa në sektorin e Kadastrit ka pasur mbi 6 mijë e 555 lëndë ku numrin më të madh e përbën lëshimi i certifikatave të pronave rreth 3 mijë sish, e dokumentet e tjera janë dhënë për nevoja të ndryshme të qytetarëve” deklaroi drejtori Azizi në këtë konferencë.

Ndër pengesat që janë paraqitur edhe në këtë periudhë 6 mujore tek drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit ka qenë buxheti i ulët për shpronësime i cili është në vlerë rreth 300 mijë euro.

“Gjatë katër viteve të fundit nga kjo qeveri komunale , janë realizuar disa projekte infrastrukturore si asfaltime e kanalizime. Për këto punë është dashur të bëhen shpesh edhe shpronësime, ndërsa buxheti ka qenë mjaft i ulët, por ia kemi dalë disi. Shpresojmë që për vitet e ardhshme do të ndahet më shumë buxhet.
Kurse edhe me uzurpimet nuk e kemi pasur të lehtë t’i zgjidhim kontestet me gjithë rritjen e vetëdijes se pronë shoqërore duhet ruajtur. Me një punë profesionale kemi arritur të gjejmë kompromise si për pronat private po ashtu edhe për ato publike, por që ka nevojë ende të punohet në të dyja sferat” tha gjatë konferencës së sotme drejtori Azizi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img