10,05,2024

Shpërthim në një tempull në Indi, 100 të vdekur

Must Read

89161399_89161398-1

Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur gjatë një festivali të mbajtur në rajonin Kerala në jug të Indisë kanë humbur jetën 100 persona.

Sipas lajmeve në shtypin indian theksohet se në orët e mesnatës ka patur shpërthime të fishekzjarrëve, si pasojë e shkëndijave të fishekzjarrëve të tjerë. Nga shpërthimi theksohet se 100 persona kanë humbur jetën dhe 350 tjerë janë plagosur.

Ministri i Brendshëm, Rajnath Singh në lidhje me ngjarjen ka marrë informacione nga Oommen Chandy, Kryeministri i rajonit Kerala.

Singh ka shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të personave që kanë humbur jetën dhe ka theksuar se qeveria qendrore është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img