26,04,2024

Shpërndahen pako ushqimore  për familjet skamnore të komunitetit RAE

Must Read

Feizaj, më 20 qershor 2016

Zëvendësminitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, sot ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e varfra të komunitetit RAE, në komunën e Ferizajt.

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë shpërndarë pako me gjëra ushqimore, për 70 familje të komunitetit RAE.

Ai ka shtuar se këto familje janë në gjendje shumë të rëndë dhe kjo ndihmë modeste është e mirëseardhur në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi duke punuar që të përmirësojmë gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike. Ky donacion modest tregon se ne nuk i kemi harruar as anashkaluar edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit. Mendojmë se këto ndihma do të lehtësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale”, është shprehur zv/ministri Rrahmani.
Zv/ministri Rrahmani tha se ky donacion është nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dedikuar familjeve në gjendje të rendë sociale. Ai u zotua se këto familje nuk do të anashkalohen asnjëherë dhe se ndihma të tjera nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.
Shumë qytetarë, pjesëtarë të komuniteteve, kanë falënderuar zëvendësministrin Rrahmani për ndihmat e dhuruara. Listat e përfitueve të ndihmave ushqimore, sipas zëvendësministrit janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img