![](http://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/06/F1FD3127-25CD-4999-9FE8-8BF4A588EB1E_w987_r1_s-300x169.jpg)
Nënshkruesit e letrës së hapur, të bërë publike të hënën, përfshijnë ish-sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe dy ish-komandantë supremë të NATO-s për Evropën, Philip Breedlove dhe James Stavridis, shkruan rel.
Në letrën e publikuar nga ueb-faqja për siguri kombëtare “War On The Rocks”, ata kanë thënë se Mali i Zi “ka ndërtuar ushtri të vogël, por të aftë dhe ka reformuar shërbimet e sigurisë në përputhje me standardet e NATO-s”.
Ata po ashtu kanë thënë se anëtarësimi i Malit të Zi “do të refuzonte qartë idenë se ndonjë palë e tretë ka veto de facto ndaj zgjerimit të NATO-s” – një referencë kjo e dukshme për Rusinë, e cila kundërshton fuqishëm synimin e Podgoricës për anëtarësim në aleancën ushtarake.
Mali i Zi, muajin e kaluar, ka nënshkruar protokollin për anëtarësim në NATO.
Ky vend do të marrë pjesë në takimet e NATO-s me status vëzhguesi derisa të gjitha vendet anëtare të aleancës të ratifikojnë protokollin.
The post SHBA: Mali i Zi në NATO do të promovonte stabilitet appeared first on Lajminet.