29,04,2024

Shkolla “Pesë dëshmorët” e fshatit Pleshinë kremtoi ditën e saj

Must Read

Me një manifestim të veçantë banorët e fshatit Pleshinë kanë shënuar sot ditën e shkollës së tyre.

Me këtë rast u përkujtuan edhe pesë dëshmorët e rënë në luftën e vitit 1999 të cilit ishin nga fshati Pleshinë. Në altarin e lirisë ranë për të mos vdekur kurrë para 18 vitesh ,dëshmorët: Ahmet Hoxha, Njazi Bajraktari, Naim Beka, Qamil Osmani dhe Ramush Shatrolli. Në tubimin e sotëm morën pjesë edhe strukturat komunale të Ferizajt familjarë të dëshmorëve e mësimdhënës të kësaj shkolle.

Kryetari i komunë së Ferizajt Muharrem Svarqa në fjalën e tij çmoi lart kontributin e dëshmorëve dhe uroi nxënësit për më shumë suksese në kushtet të cilat po përmirësohen çdo ditë e më shumë.

“Këto ditë jemi në vorbullën e zhvillimeve dinamike në vendin tonë dhe nganjëherë na bëhet se të gjithë jemi të preokupuar me zhvillime politike, më shumë se ç’duhet. Është e natyrshme të jemi të preokupuar me rrjedhat e hapërimit të vendit tonë, por një gjë duhet ta ngulisim mirë në mendje: se shkollat tona nuk mund të jenë hapësira debatesh politike, e aq më pak mjedise të lobimit për parti të ndryshme. Meqë po i afrohemi kohës kur do të futemi në fushatën zyrtare dhe dinamike zgjedhore, nga ky vend ju bëj thirrje juve mësimdhënësve dhe të gjithë qytetarëve, që shkollën ta kursejmë nga ndasitë dhe rivalitetet politike. Nuk ka asnjë nevojë që arsimtarët dhe punonjësit arsimorë, të flasin në shkollë, e aq më pak para nxënësve për tema të politikës ditore ose për përkatësi njërës apo forcës tjetër politike. Politika jonë e vetme në shkollë duhet të jetë mësimi dhe edukimi i drejtë e i shëndoshë i fëmijëve si qytetarë të lirë, me të drejta të barabarta, që respektojnë të drejtat e secilit dhe kërkojnë realizimin e të drejtave të veta që ua garanton drejtësia”, deklaroi kryetari Svarqa.

Ndërkaq Bujar Shatrolli drejtori i shkollës “Pesë dëshmorët” ka përmendur vështërisitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen, por ndër të tjera edhe për sukseset e nxënësve të fshatit Pleshinë.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe Luan Jahiri, në emër të organizatave të dala nga lufta e UCK-së, i cili porositi edhe një herë brezat e rinjë të mos i harrojnë sakrificat e luftës.

Më këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, si dhe u vendosën kurora të freskëta me lule tek lapidari i dëshmorëve të këtij fshati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img