25,04,2024

Shkolla “Gjon Serreçi” shënon 17 vjetorin e Çlirimit

Must Read

Drejtues të shkollës fillore të mesme të ulët “Gjon Serreqi” në Ferizajt, këtë të premte organizuan program festiv me rastin e 17 vjetorit të ditës së çlirimit të Ferizajt me moton “Unë mund ta ndihmojë shkollën”.

Në këtë program merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale, drejtues të shkollës përfaqësues të organizatës gjerman Giz, si dhe prind dhe mësimdhënës. Në hapjen e këtij manifestimi kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë organizim e ka vlerësuar tejet lart duke theksuar se rëndësia e kësaj dite është shumë e madhe.

“Edhe më mirë ndihem për faktin se ky organizim duket të jetë bërë me kreativitet të veçantë, duke përfshirë aktivitete të shkollës, të nxënësve e të bizneseve të komunës sonë. Jemi në shekullin XXI, në shekullin e informacionit, të komunikimit e marketingut marramendës, prandaj, një organizim si ky, dëshmon se po ecim me hapat e duhur, për të qenë në hap me kohën dhe me trendet e botës së qytetëruar. Në kohën kur ende nuk kemi mundësi për të siguruar fonde të mjaftueshme, as kulturë pune e sjelljeje për të mundësuar kultivimin e mjedisit të pastër e të shëndetshëm, një nismë si kjo, mund të shërbejë si shembull se si idetë kreative gjithnjë çajnë përpara dhe krijojnë hapësira të reja, edhe atëherë kur mundësitë nuk janë të mëdha”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe Christian Hofbruckl ekspert i angazhuar nga Gizi gjerman për çështje të mbeturinave. Ai ka thënë se mbeturinat duhet të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme për shkak të asaj se përmes mbeturinave prapë krijohet buxheti.

Edhe drejtori i kësaj shkolle Milazim Dërguti ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka uruar me rastin e 17 vjetorit të çlirimit të qytetit të Ferizajt.

Me këtë rast nxënësit e kësaj shkolle kishin organizuar një program të pasur kulturo artistik si dhe kishin përgatitur edhe ushqime të ndryshme ku nga mjetet e fituara ju dedikohen projektit për ngritjen e nivelit të pastërtisë së mjedisit të shkollës.

13389208_1064722576907988_48551318_o  13410381_1064722600241319_1808738335_o 13405708_1064722646907981_891152027_o

13441724_1064722550241324_736986370_o13410777_1064722673574645_3832504_o 13396855_1064722690241310_72365104_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img