Editorial

Topalli: Shkolla Futbollit KF-Ferizaj ekziston dhe  është në nivelin ma të lartë të Edukimit dhe zhvillimit


Publikuar më:


23.01.2018. (Një njoftim i shkurtër rreth funksionimit të Shkollës së Futbollit KF “Ferizaj” për Dimalin dhe për të gjithë të interesuarit)

Saktësisht 1 vit më parë është riorganizuar Shkolla Futbollit KF-Ferizaj, ku kemi filluar nga O (zero).
Nuk kemi pasur gjenerata të reja që merrnin pjesë në gara por vetëm rekreacion i të rinjve ferizajas edhe pse ekzistonte liga regjionale  dhe punonte vetëm një trajner me të gjitha gjeneratat.

Sot në Shkollën e Futbollit KF-Ferizajn  punojnë Pedagogë me kualifikime të larta universitare dhe bartës të licencave UEFA-s. Më konkretisht janë të angazhuar si drejtori i shkollës me një plan-program te punës, 4 trajner, të gjithë të përfunduar Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit , ku nga 2 punojnë me secilën gjeneratë në rrotacion për arsye edhe financiare.

Shkollën e Futbollit KF-Ferizaj e përfaqësojnë Gjeneratat:

KADETËT (A) 2001/2002, që janë i vetmi ekip ferizajas që na përfaqëson dhe bën gara në Superligën e Kosovës dhe është në mesin e ekipeve më të mira.

KADETËT (B) 2001/2002 bëjnë gara ne regjionin e Ferizajt janë pretendent për titull kampioni.

PIONIERËT (A) 2003/2004 bëjnë gara ne regjionin e Ferizajt janë pretendent për titull kampioni dhe me gjasa të mëdha pjesëmarrje në nivel qendror.

PIONIERËT (B) 2003/2004 garojnë në ligen regjionale të Ferizajt grupit B

FATOSAT (A) 2005/2006 bëjnë gara ne regjionin e Ferizajt janë pretendent për titull kampioni dhe me gjasa të më pjesëmarrje në nivel qendror.

FATOSAT (B) 2005/2006 bëjnë gara ne regjionin e Ferizajt grupi B

PARAFATOS (A,B) 2007/2008 ,bëjnë gara në ligën regjionale të Ferizajt

FILLESTAR 2009/2010 këta nuk bëjnë gara vetëm se organizohen lojë miqësore me ekipe të ndryshme

Nga çdo gjeneratë kemi se paku një futbollist që na përfaqësojnë në Kombëtaren e Kosovës, dhe shume të tjerë të ftuar në grumbullim.

Këto të arritura janë si rezultat i punës me gjenerata e reja që po bëhet nga pedagogë që janë aty, duke mos kërkuar ne asnjë mënyrë rezultatet me çdo kusht, por edukimin dhe Zhvillimin e gjeneratave të reja, që edhe kemi arritur me sjell një edukatë të lartë sportive që po mbizotëron në shkollën tonë. Na duhet akoma punë por edhe kohë sepse nuk mundemi për një periudhë kaq të shkurt kohore të rregullojmë të gjitha. Megjithatë është bërë shumë.

Se si duhet të funksionoj shkolla futbollit tamam si një Akademi, të gjitha i kemi në letër vetëm se na duhet mbështetje dhe përkrahje financiare.

Ndërsa sa i përket termineve e orarit është problem sepse fusha nuk është në pronësi të klubit, është e komunës dhe shfrytëzohet nga të gjitha klubet.

Shkolla Futbollit KF-Ferizaj është në nivelin ma të lartë të Edukimit dhe zhvillimit prej pas luftës

Me rrespekt,
Sherif Topalli, drejtor i Shkollës së Futbollit KF-Ferizaj,

To Top