18,04,2024

Shkolla fillore “Jeronim de Rada” shënon ditën e saj

Must Read

Më një program të pasur kulturo-artistik të premten në teatrin e qytetit në Ferizaj, është shënuar dita e shkollës ‘Jeronim de Rada”.

Hapjen e ditës së shkollës e bëri drejtoresha Servete Hajrullahu e cila ka folur për kushtet dhe vështëristë me të cilat përballe kjo shkollë.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se shkolla jonë po kalon nëpër një kohë sfidash, përpjekjesh për reformim, arritjesh dhe ngecjesh, të cilat e karakterizojnë shoqërinë tonë në përgjithësi.

“Së këndejmi, investimi për të rinj të shkolluar mirë, është investim për të ardhmen, është investim për të nesërmen e bijve e bijave, Është një gjë që unë e përmend shpesh në raste të tilla dhe dua ta theksoj edhe këtë herë, se bota po ec shumë shpejt përpara në teknologji, por edhe në komunikim. Të rinjtë e të reja që sot janë nxënës, nesër edhe formalisht do të jenë qytetarë të Evropës. Prandaj, shtrohet detyrë parësore e shkollës sonë që të ndjek trendet zhvillimore në fushën e arsimit dhe të edukimit në vendet e zhvilluara, në mënyrë që të mos ngecim në rrugëtimin tonë integrues. Sepse nuk mund të ketë integrim të suksesshëm, me edukim të mangët. Të rinjtë dhe të rejat tona nesër duhet të jenë të përgatitur për një treg shumë më të gjerë se tregu i sotëm: duhet të jenë të përgatitur për tregun evropian të punës, i cili kërkon më shumë shkathtësi, më shumë përkushtim e përgjegjësi”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nxënësit e kësaj shkolle shfaqën edhe një program kulturo artistik.

13239133_1174009422633879_2617875373258288809_n 13267927_1174009719300516_6734678025885573997_n

13254620_1174009662633855_6738101257556129959_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img