Ferizaj

Shkolla e muzikës “Çesk Zadeja” pranon një donacion të vlefshëm


Publikuar më:


Ferizaj.20.maj.2016. Shkolla e mesme e  muzikës  “Çesk Zadeja” në Ferizaj ka pranuar një Pianino, donacion nga Zvicra.

Pianino  të cilën e ka pranuar shkolla e mesme e  muzikës  “Çesk Zadeja” është në vazhdën e ndihmave të cilat po i dërgon  Julie Tompkins-Wagner  nga Zvicra me të birin e sajë Brus Wagner.

“Është kjo një pianino të cilën na e ka dërguar  profesoresha e  pianos nga  Kantoni i Lozanës , Julie Tompkins-Wagner. Kjo nuk është hera e parë që ajo po ndihmon shkollat e muzikës  në Kosovë. Në një takim  me të në Prishtinë kemi biseduar që  shkollat në qendrat tjera të Kosovës kanë problem me mjete, pra me instrumente. Ajo ka pëlqyer këtë ide dhe menjëherë ka filluar që të grumbulloi instrumente të ndryshme dhe të na i dërgoi “ tha Astrit Mustafa  profesor i muzikës.

Mustafa tha se  zonja Julie Tompkins-Wagner   që nga atëherë sa herë që  gjen  ndonjë instrument menjëherë na e dërgon.

“ Na ka dërguar   vegla të perkusionit,violina dhe shumë instrumente tjera që janë shumë të vlefshme për shkollën tonë”

Por për këtë donacion të fundit  Mustafa ka falënderuar  edhe djalin e  Julias, Brus Wagner , vetëm 14 vjeçar i cili ishte iniciator i këtyre ndihmave për Kosovën.

Këtë donacion më së miri e ka pritur drejtoresha e shkollës së muzikës  Melihate Kelmendi  e cila tha se falë këtyre donacioneve   mundësohet mbajtja e mësimit ashtu siç do të duhej në një shkollë profesionale.

“Shkolla jonë ka nevojë shumë për instrumente muzikore e sidomos për pianino. Ky është një instrument i cili na duhet për secilën lëndë”  tha  Melihate Kelmendi  , drejtoreshë e shkollës së mesme të muzikës  “Çesk Zadeja” në Ferizaj.

Por  këtu nuk u harrua të falënderohet edhe kompania transportuese “Eliot Trans” e cila sa herë ka  pas ndonjë donacion  nga Zvicra e ka bërë transportin gratis.

13241581_1052270061486573_1995728174_o

Comments
To Top