29,04,2024

Shkolla e mesme e ulët “Ganimete Tërbeshi” shënon ditën e saj

Must Read

Nxënës , arsimtarë e prindër të shkollës së mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj kanë shënuar sot ditën e kësaj vatre të diturisë.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt Faruk Guri i cili në një fjalë rasti uroi që nxënësit e kësaj shkolle të arrijnë majat e sukseseve.

“Fatkeqësisht unë dhe prindërit apo gjyshërit tuaj nuk i kemi pasur rrethanat e lirisë që keni ju sot për të mësuar e për t’u shkolluar prandaj kjo është mundësi më shumë për ju që të na përfaqësoni në shumë fusha në gjithë Kosovën, e pse jo edhe jashtë saj siç po bëjnë aktualisht Majlinda Kelmendi , Rita Ora e Dua Lipa” u tha nxënësve me këtë rast kryesuesi Guri.

Ndërkaq në fjalën e saj drejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi”, Zymryte Berisha tha se pjesë e punës në këtë shkollë janë sfidat por edhe sukseset. Ajo përmendi një varg projektesh që janë realizuar këtë vit dhe falënderoi institucionet për mbështetjen që kanë dhënë në vazhdimësi.

Me një dhuratë modeste nxënësit e shkollës “Ganimete Tërbeshi” nderuan edhe ushtarët e KFOR-it amerikan të cilët kanë bashkëpunuar me këta nxënës në disa raste.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img