25,04,2024

Qendra e Kompetencës më e mira në ndihmën e parë

Must Read

Sekretari i degës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Fuat Behluli tha se kjo gare ishte e sukseshme ku nxënësit e shkollave të mesme bënë gara në dhënie e ndihmës së parë në raste të ndryshme të aksidenteve.

Behluli po ashtu theksoi se fituesi i kësaj gare do ta përfaqësojë Ferizajn në gara regjionale ku pjesë e garës do të jenë edhe nga komuna e Kaçanikut, Shtimes dhe Lipjanit.

Në Ferizaj organizuar nga dega e Kryqit të Kuq të Kosovës janë mbajtur garat komunale në dhënien e ndihmës së parë. Në këto gara komunale kanë marrë pjesë shkollat e mesme të Ferizajt.

Shkolla më e sukseshsme ishte ajo e Komptetencës. Vendin e dytë e zuri shkolla e mesme e mjekësisë “Elena Gjika” , kurse vendi i tretë i takojë shkollës “Zenel Hajdini”.


Pas garës regjionale do të mbahen edhe garat Republikane. Në garat Republikane do të marrin pjesë fituesit e të gjitha rajoneve të vendit. Rëndësia e këtye garave është se nxënësit pos garës afteëohen edhe për dhënien e ndihmës së parë në raste të ndrysheme për të lënduarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img