25,04,2024

Shkëmbejnë përvojat e tyre në fushën sociale

Must Read

Të premten në Ferizaj për vizite studimore kanë qëndruar Bashkia e Librazhdit, Elbasanit dhe Kukësit së bashku me Gizin për shërbime sociale.

Mirë se ardhje këtyre të fundit ju ka dëshiruar drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj Burim Karameta. Ai me këtë rast ka theksuar se takime të këtij lloji janë shumë të rëndësishme me vet faktin se përvojat në fushën sociale shkëmbehen në mes dy vendeve fqinjë. Dr. Karameta ka treguar edhe shembujt e mirë dhe lëvdatat që ka marr Qendra për Punë Sociale në Ferizaj nga udhëheqës të shteteve të tjera.

“Në konferencën ballkanike ku kemi marr pjesë edhe në si Komunë e Ferizajt, ka marr pjesë Shyqyri Mehmeti drejtor i QPS-së e cila është mbajtur në Beogradë, kemi dal si qytet më i mirë i organizuar sa i përket shërbimeve dhe standardeve implementuese të cilat ne i bëjmë, kemi qenë shembull për shërbimet sociale që ne ofrojmë”, ka thënë drejtori Karameta.

1212211212

Për rëndësinë e këtyre takimeve dhe shkëmbim përvojash ka folura edhe koordinatorja nacionale e projekteve për Kosovë dhe Shqipëri Rrezarta Jashari, Petrit Sopjani menaxher i projekteve në Gizin gjerman si dhe Shyqyri Mehmeti nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Me këtë rast edhe Shefki Lika nga Bashkia e Elbasanit, Deliman Nela nga Bashkia e Kukësit si dhe Rexhep Shaka nga Librazhdi, kanë falënderuar drejtuesit e Komunës së Ferizajt për pritjen e bërë duke theksuar se takime të tilla duhet të jenë shumë më të shpeshta, me të vetmin qëllim që të shkëmbejnë përvojat e tyre.

Me këtë rast në mënyrë të detajuar është bërë edhe një prezantim nga Leona Ejupi për organizmin e institucionit të Komunës së Ferizajt dhe të Qendrës për Punë Sociale për shërbimet që ofrohen.

Me këtë rast ky delegacion ka vizatuar edhe vende të ndryshme në qytetin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img