26,04,2024

Shfaqet filmi dokumentar për dëshmorin Qamil Osmani

Must Read

Në teatrin ‘’Adriana’’ të Ferizajt është shfaqur filmi dokumentar për jetën dhe veprën e dëshmorit ferizajas Qamil Osmani, i cili vdiq  më 11 maj të vitit 1999, në Majën e Carravikut të Mollopovcit të Shtimes .

Në  shfaqje të këtij dokumentari u tha se sakrificës së dëshmorëve kurrë nuk do t’i dalim hakut,  sado që me emra të tyre emërtohen rrugë, sheshe, e ndërtohen shtatore.

Iniciator për përgatitjen e këtij dokumentari të dëshmorit Qamil Osmani, ishte shoqata kulturore “Atdheu” nga Ferizaj. Kryetari i saj Rrahim Bajraktari, tha se ky dokumentar është vetëm simbolikë, krahasuar me sakrificën që dëshmori Osmani dha për lirinë e vendit.

“Këtë dokumentar e kemi bërë duke menduar se sado pak mund t’ua lehtësojmë dhembjen familjes ose t’ua shtojmë krenarinë, edhe pse nuk ishin kushtet u munduam që të punojmë duke pasur parasysh se edhe ata mund të ishin sot me ne, por ata zgjodhën rrugën e flijimit që ne sot të jemi të lirë”, tha Rrahim Bajraktari.

Autori i dokumentarit ‘’Qamil Osmani-rojë e atdheut’’, Ramadan Asllani, tha se ditari i këtij dëshmori tregon më së miri për aftësitë e UÇK-së.

 “Filmi dokumentar ‘’Qamil Osmani-rojë e atdheut’’, është mbështetur nëpër intervista të bashkëluftëtarëve dhe eprorëve të tij në vendin e ngjarjes, të gjitha janë zhvilluar në terren, por mbështetje më e madhe është bërë nga ditari i tij i cili tregon për vëzhgimin vigjilent të ushtarëve të UÇK-së, në këtë ditar përshkruhet tërë gjendja e ngjarjes, ku tregohet se ushtria ishte një ushtri sikur të ishte ushtri e formuar me vite të tëra”,tha Asllani.

Djali i dëshmorit Qamil Osmani, Albani, u shpreh falenderues ndaj atyre që kontribuan në përgatitjen e këtij dokumentari.

“Ju falenderoj të gjithëve, të cilët e përgatitët këtë dokumentar, na keni bërë të ndihemi krenarë”,tha Alban Osmani.

Qamil Osmani i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 3 mars 1999. Gjatë kohës sa ishte pjesë e UÇK-së, në Ditarin e Rojës, ai kishte shënuar çdo lëvizje të forcave policore e ushtarake serbe, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img