20,04,2024

Sheshel: Shqiptarët vlerësojnë shtrenjtë organet e mija

Must Read

sheshel-2-690x380

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, tha në një tubim zgjedhor në Kralevë se kërcënimet e shqiptarëve për arrestim nëse hyn në Kosovë, janë bërë pasi ata kanë vlerësuar se organet e tij “kanë një vlerë të madhe në treg”.

Sheshel edhe më parë ka folur për organet e tij.

Ai me këto deklaratë po i referohet raportit të Dick Martyt, i cili pretendon se pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë transplantimin e organeve gjatë luftës në Kosovë.

“Unë kam një mëlçi të mirë, kam fituar dy metastaza, kam një zemër të mirë dhe truri im është në gjendje të përsosur. Prandaj, ata vlerësojnë se unë përmbaj në vetvete një vlerë të madhe dhe kështu ata vendosën të më arrestojnë mua, nëse unë shkoj në Kosovë”, tha Sheshel në Kralevë, para rreth 1,500 mbështetësve të partisë së tij.

Sheshel kishte planifikuar një vizitë në Kosovë disa ditë më parë, por që nuk arriti ta kryej këtë vizitë pasi autoritetet kosovare thanë se do ta arrestonin atë nëse hyn në Kosovë. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img