25,04,2024

Sherifi thotë se partitë e pozitës nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje

Must Read

sherifi1

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka thënë se ka marrë pjesë në një takim me partitë politike të Kosovës, në të cilën është thënë nga opozita se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për dalje nga kriza.

“Kemi qenë në takim unë dhe zotëri Jakup Krasniqi nga Nisma. Aty kanë qenë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Partitë e pozitës nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë Sherifi, transmeton Koha.net.

Bilall Sherifi ka thënë se Vetëvendosje ngulmon në atë se duhet të ketë një trupë të përbashkët dhe ekzekutive, kurse AAK-ja dëshiron të ketë edhe mendime të partisë së saj, të ketë pavarësi.

“Nëse ato dëshirojnë mund të merren vesh shumë lehtë: Vetëvendosja mos të jetë shumë rigjide kurse AAK-ja mos të merr vendime në vete”, tha Sherifi në “Interaktiv” të KTV-së.

Sherifi ka thënë më tej se në takimin e partive kur është caktuar oferta nga AAK-ja, Haradinaj nuk e ka vënë kusht postin e kryeministrit.

“Ai ka thënë se nuk është kusht që të jetë kryeministër, por nëse do t’i kërkohet do ta bënte”.

Në lidhje me protestën e paralajmëruar për 14 maj nga AAK, Sherifi ka thënë se do të marrin pjesë dhe se nuk ka qenë në dijeni se a ka biseduar AAK-ja me Vetëvendosjen, duke shtuar se nuk do të mbajnë anën e asnjërës parti opozitare.

“Pozicioni i Nismës ka qenë që merruni vesh ju dy partitë dhe ne ju bashkangjitemi. Ne e kemi mbajtur rolin unifikues të opozitës”, ka shtuar Sherifi në “Interaktiv” të KTV-së, duke shtuar se Nisma do ta bëjë dallimin e fituesit dhe humbësit në zgjedhjet e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img