24,04,2024

Sherifi për largimet: Janë pazare personale dhe grupore

Must Read

Largimet e zyrtarëve partiakë kohëve të fundit kanë nisur të marrin përmasa më të mëdha. E largimet më të mëdha po ndodhin nga subjektet opozitare.

Ajo e cila së fundmi është “goditur” nga disa largime të një pas njëshme është Nisma për Kosovën.

Ky subjekt ka marrë edhe sot “goditjen” e radhës, pasi që dega e saj në Ferizaj i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Tashmë ish- kryetari i Nismës në Ferizaj, Valon Ramadani tha se nuk i ka ndryshuar bindjet politike, por ka gjetur vetën në këtë subjekt.

“I takoj gjeneratës së re dhe dua të jem me të rinjtë. Nuk i kam ndryshuar bindjet politike i kam ato bindje por thjeshtë e kam gjetur vetën në këtë subjekt. LVV është treguar bindëse për ndryshimin”, tha ai.

Ndërkaq deklaratës së Ramadanit i është kundërpërgjigjur sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.

Sherifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dega e Nisma për Kosovën në Ferizaj është më e madhe se grupi i Valon Ramadanit dhe disa shokëve të tij.

“Tendencat që lëvizjet e individëve apo grupeve brenda kryesive të prezantohen si shuarje të krejt degës janë të ulta, manipulative dhe abuzive”, ka thënë Sherifi.

Ai ka shtuar se skena politike po kalon në një fazë të rirreshtimeve dhe në kuadër të kësaj, është e drejtë e secilit që të shkojë kah të dëshirojë.

“Koha do ta vërtetojë se këto lëvizje më shumë janë pazare personale dhe grupore sesa parimore”, u shpreh Sherifi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img