26,04,2024

Sherifi: “Mbyllja” pa kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike çon në falimentimin e shumë bizneseve

Must Read

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, ka thënë se masat anti COVID-19 që sot janë propozuar nga ekzekutivi janë tejet të ashpra.

“Ka disa ditë që kemi dëgjuar, përmes mediave dhe kanaleve zyrtare, se është paralajmëruar mbyllja totale, përkatësisht ashpërsimi i masave. Këto masa që sot u propozuan nga kryeministri Avdullah Hoti janë tejet të ashpra. Nëse e marrim kontekstin e Ferizajt, Ferizaj është qytet i biznesit dhe zhvillimit ekonomik. Mbyllja pa kalimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike është i barabartë me shkatërrimin dhe çon pa fund biznese në prag të falimentimit. Si të tilla, këto masa janë jashtëzakonisht të ashpra”.

“Jemi të vetëdijshëm për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në gjithë vendin, edhe në komunën tonë, por Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha organet gjegjëse do të duhej të orientoheshin më shumë në krijimin e hapësirave të reja spitalore që do ta bënin menaxhimin më të lehtë të pandemisë nga institucionet shëndetësore dhe jo ashpërsimin e tillë të masave kur mund të bëhej një zbatim më strikt i masave. Ferizaj ka barrën e zhvillimit ekonomik dhe është qendra më e zhvilluar ekonomikisht pas kryeqytetit dhe po e përsëris se mbyllja pa kalimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike do të ishte e barabartë me falimentimin e një numri të madh të bizneseve”.

Ai në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet të kihet parasysh që bizneset janë dëmtuar vazhdimisht qysh nga muaji mars kur edhe pandemia ka shpërthyer në Kosovë.

“Udhëheqja komunale ka obligime ndaj bizneseve që të adresojë kërkesat e tyre pranë nivelit qendror dhe presim që në rrugë zyrtare kryetari Agim Aliu t’i adresojë këto, qoftë përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, që të sensibilizohet kjo çështje në nivelin më të lartë vendimmarrës dhe pse jo edhe të rishqyrtohen para se këto masa të bëhen vendim i Qeverisë së Kosovës.  Reagimi jonë kundër këtyre masave, që janë jashtëzakonisht të ashpra, vjen mbi të gjitha duke vlerësuar situatën në nivel lokal, por edhe si pasojë e reagimit të komunitetit të bizneseve të cilët janë të lodhur nga këto shtrëngime, pa një zbatim serioz të masave dhe kontrollit nga ana e institucioneve përgjegjëse”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img