28,04,2024

Ferizaj, një muaj paraburgim për të dyshuarin H.B

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale .

Gjyqtarja e procedurës paraprake e DKR – Kadrije Goga Lubishtani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj. Ku në rastin konkret i pandehuri që nga muaji shkurt e deri në nëntor në lokacione të ndryshme të qytetit të Ferizajt dhe Kaçanik, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur të dëmtuarën N.Xh, e cila është me aftësi të kufizuar mendore, ashtu që të njëjtën e ka mbajt në kontroll dhe e ka shitur  tek persona të ndryshëm në këmbim të parave, të cilat më pas i ka përvetësuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img