26,04,2024

Shënohet dita e vetëranëve të UÇK-së

Must Read

Ferizaj.29.12.2016. Në një takim të organizuar nga OVL e ÇK-së në Ferizaj është shënuar  Dita  e Veteranëve të UÇK-së.

Në shënimin e kësaj dite ishin ftuar veteran të Luftës së  UÇK-së,strukturat udhëheqëse të Zonës Operative të Nerodimes  dhe mysafirë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i Shoqatës së veteranëve të OVL e UÇK-së dega në Ferizaj,Rafiz Sejdiu  ka paraqitur edhe një raport të punës së kësaj dege për vitin 2016.

Sejdiu tha se gjatë këtij viti janë themeluar 19-të nëndegë të OVL të cilat i kanë dhënë shtytje edhe aktivitetit të degës në Ferizaj.

“Fillimisht  kryesia e  degës ka bërë një marrëveshje për të shiquar mundësit e punësimit të veteranëve në kuadër të profesionit që kanë,ku në këtë drejtim dega është duke evidentuar  ish ushtarët e pa punë” tha Sejdiu

Sejdiu tha se kjo degë ka dhënë nji kontribut të madh edhe  në;  ngritjen dhe përurimin   e lapidarit të dëshmorit Sadik Bega-Mortaja, kontributin rreth caktimit  të lokacionit për ngritjen e lapidarit të Heroinës Hyrë Emini,aktivitetin për vënien e gurëthemelit për lapidarian e Heroit të Kombit Ahmet Kaçiku, aktivitetin që përmes Asamblesë Komunale të aprovohet lokacioni   për ngritjen e lapidarit për dëshmorët  Ahmet Hoxha dhe Ramdan Rexhepi.

Vteranët e OVL të UÇK-së i ka përshëndetur edhe ish Komandanti i ZO të Nerodimes, Shukri Buja.

Ai në këtë takim kishte ardhur drejtë nga mbledhja e  Parlamentit të Kosovës ku sot pritet  që të amendamentohet edhe ligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së.

Buja njoftoi veteranët e degës së Ferizajt për  beneficionet që do të sjellë ky ligj për këto kategori dhe ,siç tha ai, nuk do të kemi më raste kur luftëtarët e Luftës ë UÇK-së të jenë raste sociale.

Në fund organizatorët ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan dhe po ndihmojnë shoqatën e OVL e UÇK-së në aktivitete ë sajë.

15800922_10209587517663102_900810401_n 15782054_10209587490222416_875085081_n 15820861_10209587497142589_759109408_o 15750368_10209587498342619_1093428470_n 15820239_10209587498822631_343956167_n 15801490_10209587511182940_995934453_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img