26,04,2024

Shënohet Dita e Tokës me pemë të reja dhe pastrim të mjedisit

Must Read

Ferizaj- 22 prilli, Dita e Tokës, edhe në Ferizaj u shënua me mbjelljen e pemëve dhe me pastrimin e mjedisit jetësor.

Qindra nxënës të shkollave të Ferizajt, iu bashkuan zyrtarëve komunalë në shënimin simbolik të kësaj dite, e cila konsiderohet si një moment për të bërë thirrje për pengimin e degradimit të tokës, keqpërdorimin e pasurive të saj, kundër ndotjes nga industria kimike dhe nga shpyllëzimi masiv.

Një pemë dekorative e llojit acer platonides, u mboll simbolikisht para ndërtesës së Komunës, ndihmuar nga kryetari Muharrem Svarqa dhe zyrtarët komunalë.

“Në këtë mënyrë po tregojmë përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të pasur me drurë dhe për më shumë hapësira të gjelbra. Sot janë mobilizuar nxënësit e shkollave që janë ambientalistë të rinj dhe zyrtarët e Komunës që merren me këtë fushë, për ta shënuar ditën që na kujton të gjithëve se si duhet të sillemi me më shumë përgjegjësi ndaj mjedisit”, tha kryetari Svarqa. Ai e lidhi këtë veprimtari mjedisore me një projekt të organizatës gjermane GIZ, i cili pritet të zbatohet në Komunën e Ferizajt në të mirë të mbrojtjes dhe pasurimit të mjedisit jetësor.

Me këtë rast u tha se muajt prill e maj do të jenë të mbushur me aktivitete mjedisore, por kujdes ndaj mjedisit do të tregohet edhe gjatë muajve të tjerë.

13062785_1036740796372833_1622419375_o 13064088_1036735916373321_1298214888_o 13054576_1036740566372856_706412233_o 13072303_1036740586372854_759294617_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img