29,04,2024

Lutfi Haziri tregohet puntorë, fillon ditën duke mbjellur lule!

Must Read

foto-kushtrim-ternava-lutfi-haziri5

Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës. I pari që mbolli lule ka qenë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se gjatë tërë ditës do të mbillen shumë lule dhe shumë fidane, sikurse edhe që do të bëhet pastrimi i mbeturinave gjithandej territorit të komunës.
“Në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, Gjilani në bashkëorganizim me organizatat e fëmijëve, të rinjve, shkollave fillore dhe organizatën “Gjilani Riciklon”, po mbjellim lule, gjelbërim, pastrim, e largim të mbeturinave dhe shumë aktivitete tjera. Besoj shumë që Gjilani po zgjerohet në kuptimin e gjelbërimit, kemi mbjellë shumë më shumë fidane e lule për krijimin e ambientit më të mirë për qytetarët”, tha Haziri.

Kreu i Gjilanit e ka falënderuar bashkatdhetarin nga Austria, i cili ka dhënë donacion 57 palë veshje punë për punëtorët e “Eco – Higjienës” të cilët punojnë në terren dhe 3 karroca për personat me nevoja të veçanta.00_12_14613152292031142301

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img