26,04,2024

Shënohet dita e shkollës “Astrit Bytyqi”

Must Read

Të premten është shënuar ditëlindja e dëshmorit “Astrit Bytyqi” njëherësh edhe dita e shkollës që mban emrin e këtij dëshmori.

Për të marr pjesë në këtë aktivitete morri pjesë kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Svarqa në këtë ceremoni theksoi se tonë emri i Astrit Bytyçit na kujton flijimet e panumërta që janë bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ky emër na kujton krijuesin e ri letrar, i cili kishte shprehje të artikuluar poetike dhe synonte të ngritej në intelektual e krijues me vlera elitiste. Na kujton të riun e dhënë pas sportit e kulturës, që bartte me vete gjithë peshën e rëndë të kohës kur e jetoi jetën e tij të shkurtër. Prandaj, ju nxënës, arsimtarë, prindër e qytetarët, ashtu si edhe ne të gjithë, duhet të mburremi në vazhdimësi me emrin e Astrit Bytyçit, me veprën e tij, e mbi të gjitha me flijimin e tij”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës “Astrit Bytyqi” Shaqir Govori, ndërkaq në emër të familjes ka folur Gafurr Bytyqi, babai i dëshmorit si dhe kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj.

Një historik të shkurtër për jetën dhe veprën e dëshmorit e lexoi Lulzim Hoxha.

Më këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.

12998597_1150480821653406_5142193264910886104_n 13012815_1150480814986740_7115502841047476450_n 13015301_1150481048320050_8205899545140093781_n 12991034_1150480991653389_9181396336064903365_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img