05,05,2024

Reagon Kompania “REA”: Arrat nuk ishin të prishura!

Must Read

wwww

Kompania Prodhuese “Rea” ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar sot në Gazetën blic. Sipas këtij reagimi, arrat e blera në ETC, të cilat përmes fotografive i kishte dërguar në redaksi një qytetar i Kosovës, nuk ishin të prishura, ndonëse brenda paketimit kishte insekte.
Përkundrazi, sipas kësaj kompanie, kjo gjë është e sqaruar edhe në paketim.

Më poshtë mund ta shihni të plotë reagimin e “REA”-s.

E nderuara redaksi BLIC ju kerkojmë që ta demantoni lajmin e lartëpërmendur I cili është lajm i egzagjeruar. duke u bazuar në faktet e poshtëshënuara.

Ne jemi Prodhuesit e Arrave në fjalë, ndërsa ETC është vetëm rrjet i shitjeve të produkteve tona me qka edhe i falemnderohemi
Secili konsumator duhet ta lexoje se pari kur blen dhe qka blen.
Respekte për të gjithë konsumatorët që konsumojnë Produktet tona.

Do tjau pershkruaj ne pika te shkurta pse eshte Lajm i Egzagjeruar:
1) Asnje femije nuk e blen Arren me honger sepse Arra nuk eshte qokollate apo chips,
por Arra perdoret per shume pregaditje ushqimore ne kuzhine,

2) Por edhe ne kuzhine secili qe punon se pari duhet ta lexoje permbajtjen qe shkruan ne paketim
e po ta kishte lexuar do te kishte hasur ne shkrimin i cili shkruan:

Vërejtje: Për faktin se produkti ARRË merr pjesë nga ato produkte që ne i quajme LAVËRA, atëherë vetë natyra e produktit mund të përmbajë në vete FLUTURA. Prandaj nëse hasni në to mos të shqetësoheni sepse produkti nuk është i prishur. Por duhet ta hapni qesen ta vendosni diku që të ajroset rreth 30 minuta dhe largohen si FLUTURAT ashtu edhe aroma nëse ka.

3) Të ju sqaroj lidhur me produktin Arrë meq Gazetari nuk paska hulumtu:
Arra, Lajthia, Gështenja, Molla, Orizi, Kumbulla, etj,etj,etj…. nuk behen neper Laboratore se po te beheshin nuk do te ishin 100% BIO, por bëhen nga natyra që na e ka krijuar Zoti dhe jane produkte me problem gjenetike te cilat gjate evolimit rrezikohet nga miza e tyre te cila mandej shëndrrohen ne flutura.

4) Nuk do të kisha kundershtuar po të kishte dale ndonjë prind në Televiozion dhe po tu ankohte se vetë e dijmë se mund të hasmi me prindër të cilës do kategori ja një shembull:
Në çdo serial që ipet ne Televizionet tona shenohet me ngjyrë dhe me kategori se filmi cilës moshë i takon, prindërit i mbajnë fëmijët afër dhe e shikojnë së bashku me fëmijët emisionet apo filma te cilat janë +12 apo +18 dhe në skenat e pahijshme i fyejne e i shajnë Televizionet se si po e trasnmetojnë ato film edhe pse shënohen me shenja kategorizimi.

4) Kundërshtimi im është te gazetari i cili ka kryer shkollë ( nëse e ka kry) dhe bën një skandal në portale pa hulumtuar dhe pa u interesuar për produktin. Gazetarët duhet ta hulumtojne Lajmin jo ta presin Lajmin e gatshëm nga një prind, me nje Kupon Fiskal dhe me nje foto.

Po ta kishte pyetur Gazetari cilën do te moshuar ndoshta edhe nenat apo gjysherit e vet nëse ka ndonjërin nga ta shpresoj ta ketë akoma do tja kishin sqaruar ma mire.
Po ta kishte pyetur atë prind por edhe vetën e tij se në Molla dhe në Gështenja apo në çfarëdo fruti që ka konsumu sa krimba i ka gjetë e sa fruta të kalbur i ka hudh etj.etj. atëhere nuk do ta kishte postuar këtë artikull ne portal e aq ma pak nuk do ta kishte titulluar si SKANDAL.
Dhe në fund Gazetari apo Redaksia po mos të kishte ndonjë urrejtje për Z.Ramiz Kelmendi si nje nder biznismenet me te sukseshem jo vetem ne Kosove por edhe ne rajon nuk do ta bëntë një postim të tillë dhe jam i bindur që Gazetari nëse pyet nëpër familjen e tij të gjërë une garantoj se dalin që ka të punesuar se paku 1 apo 2 nga farefisi i tij ne ETC-ja apo ELKOS-a por ajo është qështje private.
Por një thënje e popullit thot sa ma shumë njerëz ta kenë inati aq ma mir punët do ti kesh.
Me Respekt Gjilan më 15.04.2016 REA NTP

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img